“Nuk mbahet familja me 15 mijë denarë”, grevistëve të Drejtorisë së Librave Amë u bëhen presione politike

    Dita e pestë e grevës së të punësuarve në Drejtorinë e Librave amë. Kërkojë rritje të  pagave për 30% dhe rregullimin e statutit të punës. Toni Milloshevskit nga Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë, i cili vizitoi të punësuarit në Tetovë, thotë se nuk do ta ndërpresin grevën, ndonëse siç pohon, janë duke u përballur më presione dhe kërcënime si nga brenda Drejtorisë, po ashtu edhe nga partitë.

     “Sindikata e pavarur e Librave Amë ka përgatitur dhe dorëzuar propozim për marrëveshje kolektive që së bashku e kemi punuar atë marrëveshje kolektive me drejtorin e librave amë dhe përfaqësues nga ana e Ministrisë së Financave në mënyrë të qartë na u tha se propozimi ynë, marrëveshja kolektive e librave, amë nuk do të realizohet. Presion ka pasur dhe akoma ka presione të mëdham, ka pasur nga disa parti politike, nga vetë drejtoria udhëheqja, ka presione tek disa të punësuar, më shumë presion kanë ata të punësuar që janë me kontratë,kanë presione pasi që mund t’ua ndërpresin marrëdhënien e punës dhe është shumë keq se i detyrojnë të punojnë a nuk guxojnë të punojnë”, tha Toni Milloshevski, Sindikata e Pavarur e Librave Amë.

    Naser Xhemaili, i punësuar në njësinë rajonale në Tetovë thotë së në këtë zyra ka të punësuar me nga 15 vite përvojë pune por që ende marrin rrogë nën minimalen. Xhemaili kërkon ndjesë nga qytetarët se nuk po ofrojnë shërbime, por shton se me 15 mijë denarë vështirë mbahet familja.

     “Kolegë ka plot që janë me rrogë minimale shumica të punësuarve që nuk kanë rritje 15 vite që janë me rrogë minimale dhe janë referent të rinj, ne e përkrahim grevën se ka nevojë dhe me 15 mijë denarë nuk mund të mbajmë familjen dhe do vazhdojmë ta përkrahim deri sa të na plotësohen të drejtat tona. Ka presione nuk mund të them se nuk ka, por ne do vazhdojmë pasi kemi dhe të drejtat tona dhe nuk mund të na ndalojnë”, theksoi Naser Xhemaili, i punësuar në Librat Amë Tetovë.

    Në gjithë vendin janë rreth 500 të punësuar në Drejtorinë e Librave Amë, e cila eshtë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Tashmë 5 ditë më radhë nuk jepet asnjë certifikatë lindjeje, vdekjeje apo kurorëzimi, përveç rasteve shumë urgjente nëse certifikata e lindjes duhet për shërim jashtë vendit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Muaremi nuk ndihet fajtor për mos sekuestrimin e pronës së Koçanit

    Lajmi i rradhës

    Cana: Vaksinimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës me Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë