Cana: Vaksinimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës me Covid-19

    HIQEN TË GJITHA MASAT ANTI-COVID

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar rekomandimin e Komisonit për Sëmundje Ngjitëse që të hiqen të gjitha masat anti-covid, me përjashtim të mbajtjes së detyrueshme të maskave nëpër institucionet shëndetësore dhe qendrat për kujdesin e pleqve dhe personave me nevoja të veçanta.

    Por si është situata në terren. Reparti Infektiv dukej I zbrazët. Mjekët thonë se varianti Omicron dhe vaksinimi ndikoi në uljen e ndjeshme të rasteve të infektimeve.

    DR.FADIL CANA – INFEKTOLOG

    “Rënia e numrit të pacientëve pritej pas valëve me të cilat u përball sistemi ynë shëndetësor, varianti i fundit që mbizotëroi në të gjithë rajonin e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor, varianti Omikron bëri punën e tij dhe nga ana tjetër një numër i madh i popullates e kaloi edhe variantin Omicron dhe shkaktoi imunitet të popullatës, por këtu një rol të rëndësishëm luan edhe vaksinimi dhe kalimi i variantit bazë të Covid-19“, deklaroi infektologu Fadil Cana për tv Klan M.

    Qeveria u ka rekomanduar shtëpive të shëndetit që ta intensifikojnë vaksinimin në terren të personave më të rrezikuar si dhe të punonjësve të shëndetësisë.

    Ndërkaq, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë shënuar 135 raste të reja me COVID-19, një viktimë dhe 85 pacientë të shëruar. Ky bilanc vjen pas 1.661 testimeve të kryera brenda 24 orëve të fundit. Në Maqedoninë e Veriut aktualisht shënohen 621 raste aktive me COVID-19. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    “Nuk mbahet familja me 15 mijë denarë”, grevistëve të Drejtorisë së Librave Amë u bëhen presione politike

    Lajmi i rradhës

    ASh nuk do ta mbështesë VMRO-në për bllokimin e Kuvendit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë