Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot i bëri me dije kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievskit se nuk mund të luftosh kundër LSDM-së dhe të vazhdosh të jesh anëtarë i LSDM-së. Sipas tij këtë nuk e lejon statuti i partisë.
“Statuti dhe Kodi etik qartë e definojnë këtë çështje. Qytetarët, anëtarët e partisë mund të votojnë ashtu siç mendojnë…Ne nuk e pengojmë dikë që të jetë edhe kandidatë i pavarur, gjithashtu mund të jetë funksionar i LSDM-së, anëtar i LSDM-së dhe të kandidohet në taborin e kundërt, ajo është e drejt e tij, por statuti e rregullon pikërisht këtë, dhe qartë thotë se ju shkoni kundër LSDM-së dhe nuk mundet njëkohësisht të jeni anëtar në LSDM, dhe të luftoni kundër LSDM-së. Logjika është shumë e qartë dhe shumë e thjeshtë, nuk duhet të jeni jurist për ti kuptuar çështjet statutare… Në rast se niseni kundër LSDM-së, njëkohësisht nuk mund të jeni LSDM. Është shumë e thjeshtë. Maksim u nis kundër Maksimit”, tha Zaev.
Zaev tha se çdo qytetarë ka të drejtë të votoj sipas bindjes së tij. Por u shpreh se pret që çdo anëtarë i LSDM-së të votoj për LSDM-në, ndërkohë që nënvizoi se Dimitrievski do të jetë humbësi më i madh në këto zgjedhje.
Dimitrievski gjatë ditës së djeshme në një prononcim për Alsat pyeti publikisht kreun e partisë se si mundet dikush t’i din paraprakisht vendimet e organeve të partisë. Sipas tij, përjashtimi nga LSDM-ja është dëshirë e disa individëve dhe jo vullnet partiak ose i anëtarësisë.
Ndryshe javën e kaluar Dimitrievski pa pritur vendimin e partisë njoftoi se me kërkesë të qytetarëve kandidon i pavarur për Kumanovën. Përçarjet brenda LSDM-së u theksuan kryesisht gjatë pandemisë, kur Dimitrievski kishte deklaruar se Qeveria po sillet si regjim ndaj kërkesës së tij për ta vendosur Kumanovën në karantinë për shkak të numrit të lartë të qytetarëve të prekur nga Kovid-19./Alsat/