Nuk u mor asnjë vendim në takimin e liderëve, Kovaçevski: Eurointegrimet duhet të konsiderohen si interes mbipartiak

    Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi i liderëve të partive parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në deklaratën e tij për media, kryeministri Kovaçevski theksoi se takimi ka qënë i një rëndësie të veçantë, ku të gjithë liderët e pranishëm i kanë shpalosur qëndrimet e tyre.

    “Sot në takim nuk u morën vendime në bazë të të cilave do të mund të thonim se diçka që ishte propozua ishte pranuar. Megjithatë, arritja më e madhe ishte se të gjithë u ulëm në një tavolinë dhe mund t’i këmbenim mendimet dhe qëndrimet e çdo lideri politik në raport me rrugën evropiane të shtetit tonë”, theksoi pas takimit kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

    Kovaçevski ofroi edhe konkluzionet që do të dilnin në momentin e takimit, me të cilat kërkoi nga partitë parlamentare që anëtarësimin në BE ta konsiderojnë si interes mbipartiak dhe të gjithë palët e interesuara të japin mbështetjen e tyre të plotë. Por Kovaçevski tha se ende nuk ka përfundime të përbashkëta nga ky takim.

    Në takim morën pjesë kryetarët e BDI-së Ali Ahmeti, ASH-së Arben Taravari, DOM Maja Morachanin, VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, Alternativa Afrim Gashi, Bashkimi Demokratik Pavle Trajanov, PDSH Menduh Thaçi. Në takim nuk morën pjesë liderët Dimtar Apasiev nga “E majta” dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e teksteve në Maqedoni ulë cilësinë në arsim

    Lajmi i rradhës

    Heqja e “20%”, Ahmeti: Duhet parë se cili është prioriteti kryesor në të cilën ndodhet vendi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë