Numri i qytetarëve që kanë sigurime jete ka kaluar shifrën 281 mijë

    Fotografia: Nistori

    Nga janari deri në mars të këtij viti, 20 mijë qytetarë kanë bërë sigurim jetësor. Kjo paraqet një rritje prej tetë për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Tashmë numri i qytetarëve, që kanë sigurime jete ka kaluar shifrën 281 mijë.

    Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve, thotë se investimi më i madh është në të ashtuquajturin sigurim risku, të cilën e kanë blerë mbi 220 mijë qytetarë.

    “Ky produkt përfshin sigurimin e jetës së të siguruarit, dhe në rast vdekjeje, shuma e sigurimit i paguhet familjarit, bashkëshortit apo përfituesit tjetër të sigurimit. Me këtë lloj sigurimi, nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, të gjitha fondet e investuara mbahen nga shoqëria e sigurimit”, thonë nga Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve.

    Raporti i sigurimeve tregon se 50 mijë qytetarë siguruan jetën e tyre me mundësinë e kursimit.

    Në këtë mënyrë, pas skadimit të kontratës së sigurimit, i siguruari mund të marrë investimin e tij, si kursim me një interes të caktuar.

    Të dhënat tregojnë gjithashtu se deri në fund të marsit 11,000 qytetarë kanë sigurimin jetësor të quajtur gjerësisht sigurimi “unit linked”.

    Bëhet fjalë për sigurimet ku paratë e investuara tregtohen në bursa dhe fondet e investimeve, dhe ka një rrezik të veçantë fitimi për të siguruarit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Opozita nis nga konceptet

    Lajmi i rradhës

    Ambasada e Rusisë i reagon Pendarovskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë