Nuredini, apelon që qytetarët për ngrohje të përdorin lëndë nga druri i pastër

    “Synimi i qytetarëve për të blerë makineri më të vogla për prodhimin e peletave në kushte shtëpie ka ngjallur shqetësim tek organizatat ekologjike, organizatat për mbrojtjen e mjedisit, të cilët thonë se në një periudhë kur gjithçka është më shtrenjt, qytetarët do të kërkojnë alternativa më të lira dhe jo cilësore për prodhimin peletave, çka do të sjellë ndotje enorme të ajrit që nga vjeshta dhe shumë të dëmshme për shëndetin”.

    Davor Pehçevski nga Eko Svest, thotë se në rast se për të bërë peleta përdoren materiale që në vete kanë bojëra, llaqe apo lëndë të ngjashme, djegia e peletave të tilla do të lëshojë në ajër grimca toksike, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje shumë serioze.

    “Ndotës të tillë shkaktojnë dëme serioze në shëndetin publik, nga problemet e frymëmarrjes deri te çrregullimet e rënda hormonale. Këto ndikime janë edhe më të theksuara brenda familjeve ku qytetarët janë të ekspozuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi, dhe jo vetëm jashtë”, tha Davor Pehçevski- EKO SVEST.

    Institucionet për momentin nuk kanë ndonjë mënyrë se si të kontrollojnë se peleta të çfarë cilësie do të prodhojnë qytetarët që blejnë makineritë. Ministri i Ekologji, Naser Nuredini, apelon që qytetarët të përdorin lëndë nga druri i pastër, sepse në të kundërt së pari dëmtojnë veten.

    “Kemi kohë akoma deri sa të vijë koha e dimrit, normalisht, dhe do të mendohemi në bazë të zhvillimit të tregut dhe çmimet për pazarin e elementeve për ngrohje. Ne do të përpiqemi që të përkrahim qytetarët nëse ka rritje të çmimit për drurin ose peletat ose për energjinë elektrike. Kërkojmë nga qytetarët të kujdesen, sepse atë që djegin nëpër shtëpi, dëmtojnë edhe veten, pra së pari dëmtojnë familjen e tyre”, u shpreh Naser Nuredini- Ministër i Mjedisit Jetësor.

    Sasia e peletave në tregun në vend është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme. Maqedonia arrin të prodhojë vetëm 20% të sasi së nevojshëm të peletave për tregun në vend, ndërsa pjesa tjetër prej 80% importohet nga vendet si Serbia, Bosnje Hercegovina, Bullgaria dhe Shqipëria. Serbia pak ditë më parë vendosi të ndalojë eksportin e peletave dhe ky vendim ishte një goditje e madhe për tregun e vendit tonë. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe Bosnja dhe Bullgaria. Edhe pse çmimi i peletave deri tani është rritur për 50%, vendimi i Serbisë, rritja e çmimit të drurit, dhe sasia e pamjaftueshme e tij deri në vjeshtë mund të sjellin rritje te mëtejshme të çmimit të peletave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mosbesimin në gjyqësor e rrit mungesa e transparencës dhe korrupsioni

    Lajmi i rradhës

    Komuniteti rom dhe egjiptian fiton në Strasburg kundër qeverisë shqiptare për diskriminim në shkollë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë