Nxënësit e shkollës së mesme tekstile dhe ‘7 Marsi’ edhe vitin e ardhshëm nuk do t’i gëzohen objektit të ri

    Rreth 500 nxënës të shkollës së mesme të tekstilit në Tetovë, me gjasë as vitin e ardhshëm shkollor nuk do t’i gëzohen objektit të ri, i cili akoma po ndërtohet. Nga sektori për arsim thonë se punimet po zhvillohen me intensitet të shtuar, por kushtet klimatike ndikojnë që të ketë vonesa.

    “Nuk mund të japim një afat kohor që do filloj apo jo mësimi në objektin e ri në shtator. E dini se punimet zhvillohen në mënyrë intensive në dy objektet e parcelës së shkollës së mesme tekstile dhe kjo do jetë në dy faza e para karabinaja dhe e dyta fasadimi dhe pajisje e objektit për brenda por, do mundohemi që në afat sa më të shkurtër të përfundoj objekti dhe të futen nxënësit e tekstiles dhe të gjimnazit “7Marsi”, deklaroi Nazmi Dauti. Sektori për arsim komuna e Tetovës.

    Si pasojë e vonesave nxënësit mësimin e ndjekin në shkollën fillore “BESA” në fshatin Reçicë e Vogël, disa me prani fizike të tjerët “online”. Drejtori i Shkollës së Mesme Tekstile thotë se po bëhen kontrolle të rregullta me qëllim që të mos ketë humbje të orëve.

    “Edhe unë edhe ekipi i shkollës përcjellin edhe online edhe procesin fizik, edhe unë i vizitoj shpesh nëpër klasa për të parë si ecën dhe gjithçka shkon si duhet edhe mësimi fizik edhe online, por edhe prezenca fizike dhe praktika që është shumë e vlefshme”, theksoi Muzafer Livareka. Drejtor i Sh.M. Tekstile.

    Dy objektet e reja, Shkolla e Mesme e Tekstilit dhe “7 Marsi”, filluan ndërtimin vitin e shkuar me mbështetjen e Qeverisë. Objektet e reja, sipas paralajmërimeve, pritet të përfundojnë në nëntor të këtij viti./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Planifikimi urban në Shkup nuk i merr parasysh nevojat e grave

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria kritikon planin e Qeverisë së RMV-së për minoritetet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë