Nxënësit sot munguan nëpër shkolla të mesme, shkak bllokimi i rrugëve

    Greva e transportuesve privatë thuajse ka përgjysmuar numrin e nxënësve në shkolla të mesme. Në shkollën profesionale “Arseni Jovkov” të komunës së Butelit mungonin 20 % e nxënësve ndërsa një ditë më parë mungesa e tyre u shënua me 50 %, respektivisht nga 228 nxënës kanë munguar 122 prej tyre. Ndihmës drejtoresha Alma Toçi tha se me të prekur janë nxënësit që vijnë nga Haraçina, Hasanbegu dhe fshatrat e Komunës së Sarajit.

    “Deri në Autokomandë kanë ardhur me autobus pastaj në këmbë deri në Çairçankë, prej aty sërish me transport tjetër, dikush me taksi e dikush në këmbë deri në shkollë. E njejta gjë ëshhtë edhe sot vetëm se sot kemi numër më të madh të nxënësve, orën e parë ishte më I vogël ndërsa në orën e dytë u rrit. Kanë ardhur në formën e njejtë, deri në Autokomandë pastaj në këmbë. Pjesa tjetër që janë prej pjesës tjetër të Shkupit kanë ardhur deri te kalaja edhe prej aty kanë ardh në këmbë deri në shkollë. Sot ka qenë 80 % e numrit të nxënësve ndërsa dje vetëm 50 %”, tha Alma Toçi, ndihmës drejtore Shkolla profesionale “Arseni Jovkov”.

    Në shkollë takuam disa nxënës të fshatit Llaskarcë të komunës së Sarajit. Për të mos humbur nga mësimi ishin të detyruar të paguajnë makinë privat për të mbërritur në shkollë.

    “Jemi ballafaquar me mungesën e trnsportit dhe nuk kemi arrit të vijmë në shkollë. Kemi ardh me transport privat, me makinë kemi ardh deri këtu në shkollë. A është shpenzim shtesë për ju. Është pak por po mundohemi t’a dalim”, u shpreh një nxënës nga fshati Llaskarcë.

    Nxënësit kërkojnë zgjidhje të shpejtë të problemit. Siç thonë ata për shkak të mungesës së nxënësve orët mësimore nuk mund të realizohen të plota.

    “Ka shumë që vijnë prej fshatrave, jo vetëm në klasën tonë por edhe në gjithë gjeneratën, kjo ju pengon. Duhet të gjendet zgjidhje sa më shpejtë, për ata është shumë vështirë sepse nuk kanë me çka të vijnë. Edhe klasa nuk ka mësim me shumë pak veta, edhe profesorët nuk mund të mbajnë mësim”, tha një tjetër nxëëns.

    Sipas drejtuesve të shkollës, mungesat e nxënësve që kanë të bëjnë me grevën e transportuesve privat do të arsyetohen. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Amerikanët zbarkojnë në Shkup për t’i hetuar funksionarët në lidhje me korrupsionin

    Lajmi i rradhës

    “Magyar Telekom” të përfshihet në hetimet e amerikanëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë