OECD: Gjermania vendi me taksa ndër më të lartat

    Gjermania bën pjesë ndër vendet me taksa nga më të lartat krahasuar me vendet e tjetra të industrializuara të botës.

    Gjermania renditet e dyta në radhën e vendeve të industrializuara, ku njerëzve u duhet të paguajnë ndër taksat dhe detyrimet më të larta. Ky është rezultati i një studimi krahasues të ndërmarrë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

    “Sipas një krahasimi ndërkombëtar të ardhurat e ulëta dhe të mesme në Gjermani u nënshtrohen taksave dhe detyrimeve relativisht të larta,” tha kreu i degës së OECD-së në Berlin, Nicola Brandt, për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Sipas Brandt kjo vjen kryesisht për faktin se sistemet e sigurimeve shoqërore financohen kryesisht nga kontributet për sigurimet shoqërore. Megjithatë taksat relativisht të larta kompensohen disi më pas nga përfitimet e drejtpërdrejta siç janë të drejtat e pensionit, sigurimet shëndetësore dhe sigurimi në rast papunësie.

    Sipas Brandt-it sigurime të tilla nuk ka në të gjitha vendet e OECD-së. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Petrovska: “Grupi i Kumanovës” duhet ta vuajë dënimin në RMV e jo në ndonjë shtet tjetër

    Lajmi i rradhës

    Ushtarët rusë refuzuan të luftonin në Ukrainë, dënohen me dy vjet e gjysmë burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë