Petrovska: “Grupi i Kumanovës” duhet ta vuajë dënimin në RMV e jo në ndonjë shtet tjetër

    Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në lidhje me të dënuarit për rastin e Kumanovës dhe ekstradimin e tyre në Kosovë, u shpreh se të dënuarit duhet ta vuajnë dënimin në Maqedoninë e Veriut.

    “Unë mendoj se duhet të respektohet vendimi i gjykatave të Maqedonisë dhe se të dënuarit duhet ta mbajnë dënimin në burgun e shtetit tonë, aty ky është kryer vepra penale”, u shpreh Petrovska.

    Ajo shtoi se nëse ka dyshime për kushtet ose rrethanat e vuajtjes së dënimit atëherë duhet të punohet nga secili nga ne për t’i tejkaluar këto sfida.

    Ditë më herët, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, u shpreh se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për transferimin e Grupit të Kumanovës.

    Lajmi Paraprak

    Ekspozita që pasqyron vuajtjet e romëve gjatë Holokaustit

    Lajmi i rradhës

    OECD: Gjermania vendi me taksa ndër më të lartat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë