Ohri dhe Struga në ankth: a rrezikohet sezoni turistik këtë vit?!

    Ohri dhe Struga druajnë se sezoni turistik këtë vit mund të pësojë katastrofë. Disa nga operatorët kryesorë turistikë dy nga Polonia dhe një nga Holanda “dymbëdhjetë pa pesë”, anuluan aranzhimet e tyre. Janë anuluar edhe aeroplanët çarter që i përdornin për të ardhur këtu. Bëhet fjalë për tridhjetë mijë turistë që pritej të mbërrijnë në Ohër.

    “Sigurisht, është shqetësuese që tashmë ka pasur njoftime për disa anulime. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me sezonin me ata turistë të huaj që kanë ardhur të organizuar me fluturime çarter për shumë vite. Nëse këto anulime do të kenë ndonjë ndikim ose jo, nëse numrat do të jenë të njëjtë me vitet e kaluara apo të ngjashëm, nuk mund ta themi”, tha Jakim Malenko, Punëtor turistik.

    Ndër arsyet, nuk janë vetëm çmimet e larta të aranzhimeve hotelierike, por edhe heqja e ofertës “all-inclusive” nga ana e hoteleve.

    “Fatkeqësisht, nuk janë vetëm polakët që kanë anuluar, ka një numër të madh grupesh që janë ose në stand-by ose e ulin numrin e mysafirëve në secilin grup ose duke i anuluar plotësisht. Ka ndryshim të dukshëm krahasuar me vitin e kaluar për sa i përket numrit të bujtjeve dhe cilësisë së turistëve që vijnë. Të gjitha ato çartere duhej të fillonin në maj dhe qershor”, tha Ana Jançeva, Menaxhere hoteli në Strugë.

    Hotelierët megjithatë janë optimist se sezoni i verës do të shkojë mirë dhe se në periudhën e mbetur do të përpiqen ta mbushin këtë boshllëk me turistë nga vende të tjera dhe me oferta më tërheqëse për mysafirët vendas, si dhe për mërgimtarët. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    I mori 25 mijë euro nga shtëpia për të shpëtuar vëllain nga dhuna në shkollë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë