OJQ-të fajësojnë ndërkombëtarët: të njëanshëm për skandalet e gjyqësorit

    Aktivistët e shoqërisë civile për Nistorin thonë se ndërkombëtarët – ambasadat në RMV nuk reagojnë mjaftueshëm ndaj skandaleve në sistemin gjyqësor të vendit. Madje aktivisti Arianit Xhaferi thotë se ka raste kur ambasadat reagojnë në mënyrë selektive apo kritikojnë vetëm njërë palë të kriminelëve, shkruan Nistori.

    “Kam frikë se ndërkombëtarët, sidomos ambasadat reagojnë në mënyrë selektive. Reagojnë ndaj dukurive negative kur bëhen nga njëra palër, por jo edhe nga pala tjetër. Për shembull, dje (07.09.2023) u keqpërdor flamuri europian për një ligj i cili është në kundërshtim me vlerat europiane të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, deri në këtë moment, personalisht nuk kam parë një reagim të BE-së që të kritikojë përdorimin e flamurit europian për këtë ligj”, deklaroi Xhaferi.

    Sipas tij, edhe ambasadat tjera reagojnë me raste, por krijohet ajo përshtypja se mbështesin kriminel të cilët mund t’i kenë nënkontrollë, por i kundërshtojnë pjesën tjetër të kriminelëve që nuk janë nën kontrollin e tyre.

    Edhe aktivistja e Më Mirë Për Tetovën (MMPT), Elmedina Abdulahi tha se reagimi i ndërkombëtarëve karshi skandaleve nuk është i mjaftueshëm, gjegjësisht ndaj rasteve që nuk kanë epilog të drejtë gjyqësor.

    “Jo, nuk ka qenë i mjaftueshëm. Madje, skandali i fundit, që kaloi një ligj skandaloz që u bë ndryshimi i Kodit Penal me flamurin e Unionit Europian dhe nuk kishte asnjë reagim nga ana e atyre. Kjo dëshmon se zëri i tyre nuk është i mjaftueshëm, domethënë zëri i tyre nuk është i dëgjueshëm dhe nuk kanë ndikim të mjaftueshëm në sistemin gjyqësor dhe në funksionimin e të gjitha institucioneve në këtë shtet”, shtoi Abdulahi për Nistorin.

    Ndryshe, dje në Tetovë, familjarët dhe qindra qytetarë nëpërmjet një marshi protestues kërkuan drejtësi për tragjedinë e 8 shtatorit 2021, ku vdiqën 14 pacientë si pasojë e zjarrit në spitalin modular. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bideni, Modi dhe BE-ja përgatisin projekt hekurudhor dhe detar që e lidh Lindjen e Mesme me Europën

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, digjitalizimi i arsimit – 32 llaptopë në shkollën me mbi 1.200 nxënës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë