OJQ-të kundërshtojnë prerjen e drunjve në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë

    Pas gjashtë muajsh, filluan punimet për rikonstruimin e rrugës “Strasho Pinxhur”, një nga rrugët kryesore në Tetovë. Punimet për këtë rrugë filluan në periudhën parazgjedhore, por pas zgjedhjeve lokale 2021 me të ardhur në krye të komunës, Bilall Kasami ndërpreu punimet me arsyetimin se projekti i asfaltimit nuk i plotësonte kriteret. Për këtë aktivitet, janë prerë drunjtë rreth rrugës si ata të vjetërit por edhe fidane më të reja, gjë që ka nxitur reagimin e qytetarëve dhe organizatave joqeveritare. Komuna thotë se do të zëvendësohen me të rinj, shkruan Portalb.mk.

    Ndonëse kjo rrugë është arterie kryesore e qytetit gjendja e saj ishte e keqe dhe jo në favor të bizneseve që operojnë përgjatë kësaj rruge.

    “Do të bëhet edhe zëvendësimi i dorinjve për shkak të vjetërsisë dhe për shkak se ata dëmtojnë trotuaret. Drunjtë do të zëvendësohen me të tjerë të cilët nuk do të dëmtojnë trotuaret. U apelojmë qytetarëve që të kenë mirëkuptim, sepse rruga do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e të gjitha punimeve. Së shpejti edhe në këtë pjesë të qytetit do ta kemi rrugën e rregulluar dhe në funksion për të gjithë qytetarët dhe bizneset që gjinden në atë pjesë”, njoftuan nga Komuna e Tetovës.

    Por, prerja e drunjëve nuk u mirëprit nga qytetarët, organizatat joqeveritare si dhe nisma “Më mirë për Tetovën” e cila ka përfaqësues në Këshillin komunal.

    “Çdo rekonstruim apo ndërtim i ri i rrugëve sipas Ligjit për Planifikim hapësinor dhe ndërtim, duhet të përgatis elaborat për ambient jetësor. Në atë elaborat verifikohet hortikultura e cila gjendet për momentin në rrugët apo bulevardet dhe kështu me radhë dhe nëse ka nevojë të nderohet diçka, nderohet në mënyrë që të refletojë ai lloj i drurit apo ai lloj i vegjetacionit, se jo çdo lloj vegjetacioni ka lidhshmërinë mes vete. Kurse këtu në këtë lloj rikonstruimi është dhënë një urdhër që deri te shkolla e muzikës të priten të gjitha drunjtë dhe më pas të mbillen fidanë të reja. Fidanet për t’u mbjellë në një rrugë të tillë e cila mbi tridhjetë vite i ka ata drunj duhet të mblidhen drunjtë që janë të kultivuara në plantazhe të ndryshme, të vjetra pesë deri në dhjetë vjet dhe efekti i ndryshimit të jetë shumë i vogël në një afat kohor shumë të shkurtë, domethënë vetëm në pranverë një muaj apo dy muaj. Ata fidanë janë të shtrenjta dhe kanë mirëmbajtje adekuate, ashtu që Komuna e Tetovës nuk duhet të veprojë në bazë të direktivave të disa kapadahijve të cilët i kanë aty në qytet apo të inspektoratit që ka sjellë vendim se duhet të priten ato drunj, inspektorati mund të sjellë vendim por duhet të rishqyrtohet nga njerëz të cilët janë të thirrur për atë obligim.“, tha Hamdi Sulemani.

    Nga lëzivja “Nëna dhe Fëmija” u shprehën se kjo është me të vërtetë një krim dhe se janë me të vërtetë shumë të revoltuar.

    “Dëmi nuk mund tash të kthehet, nëse ka ndonjë dru tjetër që mund të shëpëtohet së paku ato t’i shpëtojmë edhe ju lutemi drunjtë tjerë në lagjet tjera ndoshta ku do intervenohet në qytet të bëhet me një procedurë të mirëfilltë që së paku t’i shpërtojmë drunjtë se shumë drunj të vjetër në Tetovë janë prerë. Është intervenuar edhe në fidanë të reja, nuk e di si ua ka bërë dora punëtorëve, drunjt e vjetër t’i masakrojnë në këtë formë”, tha Narta Kasa.

    Prerja e drunjve nuk u prit mirë as nga nisma “Tetova do Park”.

    “Gjatë ditës përfaqësues të iniciativës sonë do të zhvillojnë një takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Biljal Kasami, për të cilin paraprakisht është rënë dakord me kërkesën tonë. Duam të dënojmë ashpër publikisht masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm mbi pemët në rr. “Strasho Pinxhur”, dhe reagimet e qytetarëve do t’i përcjellim në takim”, informuan nga “Tetova do Park”.

    “Unë mendoj se nuk duhet” (të priten drunjtë), tha një qytetar.

    Skandal, kështu e konsiderojnë prerjen e drunjve nga “Eco Guerila“.

    “Prerja e drunjëve në një nga rrugët më të vjetra të qytetit, është e papranueshme si nga aspekti ekologjik ashtu edhe nga aspekti i memorjes historike të qytetit. Fidanet e reja nuk e zëvendësojnë historinë e drunjve 70-80 vjeçar. Në shumë shtete të zhvilluara prerja e drunjve në këtë mënyrë është edhe vepër penale dhe shkohet në burg. Për fat të keq mungesa e kulturës urbane dhe vizionit për qytet, ka pasoja të pakthyeshme. Kërkojmë përgjegjësi”, njoftuan nga kjo organizatë.

    Nga ana tjetër, për kryetarin e komunës, Bilall Kasamin kjo është defokusim i punimeve që realizohen, për aspektin e drunjve. Siç tha ai zëvendësimi do të bëhet me drunj adekuat për pesëdhjetë vitet e ardhshme dhe jo drunj që kanë kaluar pesëdhjetë vite që janë aty.

    “Edhe ashtu pas vjetërsisë ata drunj duhet të nderohen. Punët të cilët do të bëhen në afat rekord, kjo rrugë do të rikonstruohet me të gjitha standardet. Ato drunj që nuk janë prerë do ta ndalim procesin nuk do vazhdojmë t’i presim. Këto drunj do të zëvendësohen me drunj adekuat dhe pjesa tjetër e punës do bëhet në konsultim me qytetarët. Nëse qytetarët do të duan të jenë këto drunj  sigurisht do t’i lëmë ato. Edhe për këto drunj ka pasur kërkesë paraprake nga qytetarët që këto drunj të zëvendësohen me të rinj”, tha Bilall Kasami.

    Ende nuk dihet se kur do përfundojnë punimet, sa do kushtojë projekti dhe kush do i kryejë punimet. Para se komuna të njoftojë për fillimin e punimeve, Portalb.mk në mëngjes u drejtua tek ata me këto pyetje, por përgjigje nuk morëm.

    Lajmi Paraprak

    Erdogan paralajmëron kundër kërcënimeve ndaj statusit të xhamisë Al-Aksa

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia i kthehet përdorimit të qymyrit, shkak kriza energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë