OKB: Kriza klimatike kërcënon stabilitetin global

    Mospërballimi me sukses i emergjencave klimatike do ta ekspozojë planetin ndaj krizave dhe konflikteve globale, me luftëra, zi buke dhe kaos, është paralajmërimi i Patricia Espinosa, sekretare ekzekutive e Konventës Kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), një javë përpara samitit Cop26 në Glasgou.

    ”Ne po flasim për ruajtjen e stabilitetit të shteteve dhe të institucioneve që kemi ndërtuar përgjatë shumë viteve. Peizazhi katastrofik paraqet rrezik fluksesh masive të personave të shpërngulur”, theksoi ajo për ”Observer”.

    ”Do të kishte një efekt kaskadë, me më pak ushqim, për shkak të një krize në sektorin e sigurisë ushqimore. Një numër mjaft i madh i personave më të prekur mund të përfundojë nën zgjedhën e grupeve të armatosura apo terroriste”, shtoi ajo.

    ”Nuk po flasim vetëm për mjedisin, por të të gjithë sistemit që kemi ndërtuar. Ne e dimë se çfarë kanë shkaktuar migrimet. Kjo është sfida më e madhe me të cilën po përballet njerëzimi”, përfundon zyrtarja e lartë e OKB-së.

    Lajmi Paraprak

    Si të kuroni ekzemën me anë të regjimit ushqimor

    Lajmi i rradhës

    Hulumtimi: Fotografimi i vazhdueshëm i ushqimit po ndikon në shtimin e peshës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë