OKB thotë se një milion gra dhe vajza vuajnë nga uria në Gaza

    Zyra e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ka paralajmëruar se një milion gra dhe vajza në Gaza tani po vdesin urie, ndërsa kriza humanitare e territorit vazhdon të përkeqësohet.

    Në një postim në X, OKB tha: “Një milion. Kaq shumë gra dhe vajza po vdesin urie në Gaza. Kjo situatë e tmerrshme është e papranueshme dhe duhet të marrë fund.”

    “Ne vazhdojmë të kërkojmë shpërndarjen e ndihmës për të gjitha gratë dhe vajzat, një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e të gjithë pengjeve.”

    Raportohet se kriza e urisë në Gaza po vazhdon, me të paktën 175 persona, përfshirë 93 fëmijë, të konfirmuar të vdekur nga uria e detyruar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së territorit.

    Grupet e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Izraelin për përdorimin e urisë si armë lufte, duke përmendur kufizimet e vazhdueshme të ndihmës dhe sulmet e përsëritura ndaj palestinezëve në pikat e shpërndarjes.

    Ndryshe, gjashtë të tjerë kanë vdekur nga uria në Gaza, shifra e përgjithshme rritet në 175.

    Lajmi Paraprak

    Vetmia tek adoleshentët – një shqetësim global që ndihet edhe në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Kumanovë – kërkohet përgjegjësi politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë