Olaf Scholz merr detyrën e kancelarit gjatë muajit të ardhshëm

    Liderët e tri partive që duhet ta formojnë qeverinë e re në Gjermani, kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit ku bazuar në këtë marrëveshje pritet që muajin e ardhshëm ta marrin pushtetin.

    Bazuar në marrëveshjen e koalicionit që e nënshkruan Socialdemokratët (SPD), të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP), ministri i Financave, Olaf Scholz që ishte kandidat i SPD-së për kancelar, do ta marrë detyrën nga Angela Merkel – që udhëhoqi fuqinë më të madhe ekonomike në Evropë për 16 vite.

    Pas përfundimit të sesionet të bisedimeve të koalicionit që filloi herët në mëngjes me qëllim që të formulohet teksti final i marrëveshjes, përfaqësuesit e tri partive kanë paralajmëruar që Olaf Scholz do t’ia paraqet opinionit marrëveshjen e arritur.

    Marrëveshja do t’i prezantohet kryesisë së tri partive, ku të Gjelbrit planifikojnë të konsultohet me anëtarët e saj, derisa SPD-ja tashmë ka paralajmëruar konferencën për 4 dhjetor.

    Scholzin e pret një situatë e rënduar – rritja e numrit të rasteve me Covid-19, fushata e vaksinimit dhe kundërshtimet e ashpra të qytetarëve lidhur me masat anti-Covid.

    Mediat gjermane duke u thirrur në burime brenda partive të koalicionit, raportojnë se Analena Berbok nga të Gjelbrit do të jetë ministre e Punëve të Jashtme, e partneri i saj nga partia Robert Habek do të marrë funksionin e ri – “superministrit”, kombinim ky i ministrisë së Ekonomisë dhe asaj për Mbrojtjen e Ambientit. Krsitian Lindner, lider i FDP-së, do të jetë ministri i ri i Financave. 

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq: Kërkesa e Serbisë, të shpeshtohen takimet me Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Mbi modelin Ramiz Alia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë