Olimpiada ndëshkon Korenë Veriore për mospjesëmarrje në Lojërat e Tokios

    Autoritetet olimpike ndërkombëtare kanë pezulluar Korenë Veriore deri më 2022, për shkak të dështimit të Phenjanit për të dërguar ekipin në Lojërat Olimpike Verore që janë mbajtur muajin e kaluar në Tokio.

    Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë të ditur këtë ndëshkim që, pezullon mbështetjen financiare dhe ia pamundëson Koresë Veriore pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat mbahen vitin e ardhshëm në Pekin.

    “Komiteti Olimpik Kombëtar i Republikës Demokratike Popullore të Koresë, do të pezullohet deri në fund të vitit 2022 si rezultat i vendimit të njëanshëm për të mos marrë pjesë në Tokio”, ka thënë Bach në një konferencë për media.

    Megjithatë, ai ka thënë se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të marrë vendime individuale ndaj atletëve verikoreanë – skenar i ngjashëm me atë të ndalesës së ekipit kombëtar të Rusisë, disa pjesëtarë të së cilës janë lejuar të marrin pjesë në Lojërat e Tokios këtë vit.

    Koreja Veriore ka qenë shteti i vetëm në botë që nuk ka dërguar asnjë prej atletëve të saj në Tokio.

    Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka ofruar zgjidhje Koresë Veriore, duke i ofruar edhe ndihmë me vaksinat kundër koronavirusit, mirëpo ofertat janë “refuzuar vazhdimisht” nga zyrtarë olimpikë verikoreanë./REL/

    Lajmi Paraprak

    Politikanët shprehin ngushëllimet për familjet e viktimave nga zjarri në qendrën-Kovid të Tetovës (Video)

    Lajmi i rradhës

    Zvicra zgjeron detyrimin për paraqitjen e Green Pass

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë