Politikanët shprehin ngushëllimet për familjet e viktimave nga zjarri në qendrën-Kovid të Tetovës (Video)

    Mbrëmë në qendrën Kovid të Tetovës ka ndodhur një tragjedi e madhe në të cilën për shkak të shpërthimit dhe zjarrit ka edhe viktima, dhe numri i viktimave mund të rritet mbi 10 e më shumë, kështu thonë nga Qeveria. Shërbimet zjarrfikëse dhe mjekësore kanë reaguar menjëherë, zjarri është fikur dhe një aksion i shërbimeve shëndetësore u angazhua për të shpëtuar çdo jetë të rrezikuar.

    Elita politike në Maqedoninë e Veriut dhe e rajonit ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, si pasojë e zjarrit në Qendrën modulare në Tetovë që shërbente për të infektuarit me Covid-19, përcjell Nistori.

    Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

    Tragjedi e madhe ndodhi në KOVID qendrën në Tetovë. Shpërthimi shkaktoi zjarr. Zjarri është shuar, por janë shuar edhe shumë jetë njerëzish. Ende vazhdon lufta për jetë, ndësa të gjitha shërbimet reagojnë me sakrificë dhe shpëtojnë njerëz.
    Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e të ndjerëve dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të plagosurve.
    Shkaqet e zjarrit do të përcaktohen, për këtë autoritetet gjyqësore janë tashmë në terren.
    Kjo është një ngjarje vërtet tragjike dhe mund t’ju siguroj se e gjithë kryesia shtetërore është e përkushtuar për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate. Shtabi i krizës në Komunën e Tetovës është duke u zhvilluar.

    Ali Ahmeti – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

    Me Tetovën dhe me tetovarët sonte në këtë natë plot ankth dhe dhimbje.
    Takova kryetaren Teuta Arifi, kryeministrin, ministra, por edhe prokurorin publik të shtetit, bashkë me policinë dhe stafin mjekësor.
    Kërkojmë me këmbëngulje hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë rreth shkaqeve që shkaktuan kaq dhimbje për të gjithë ne.
    Sonte jam pranë familjeve të viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të lënduarit uroj të shërohen shpejt.

    Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

    Lutje për Tetovën

    Stevo Pendarovski – Presidenti i Maqedonisë së Veriut

    Ngushëllime familjeve dhe të afërmve të të vdekurve në tragjedinë e tmerrshme në Qendrën Kovid në Tetovë. U uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

    Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa

    Lutem për Tetovën!

    Ziadin Sela – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

    Sonte të gjitha lutjet tona drejtohen për pacientët dhe stafin mjekësor që u goditën nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë.

    Afrim Gashi – Kryetar i Alternativës

    Lutemi me zemër dhe shpirt që kjo tragjedi e rëndë në Tetovë, të kalojë pa asnjë viktimë.
    Zot ndihmoju!

    Glauk Konjufca

    Sonte u trishtuam edhe nga djegia e spitalit në Tetovë. Deri tash mësohet për disa viktima dhe të tjerë të lënduar rëndë.Bashkëndjejmë thellë me të gjitha familjet të cilat i humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi të papërshkrueshme. Kurse të lënduarve ju dëshirojmë të shërohen. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Arben Taravari – Kryetar i Komunës së Gostivarit

    Tetova është në zi në këto çaste…spitali modular i kovidit është nën flakë! Deri tani janë shënuar disa viktima. Me zemër jemi pranë familjarëve të viktimave…lutemi që Zoti të ndalojë sa më shpejt mankthin që ka mbërthyer Tetovën që po paguan një faturë të tmerrshme!

    Lajmi Paraprak

    ‘Kam ëndërruar të bëhem mësuese’

    Lajmi i rradhës

    Olimpiada ndëshkon Korenë Veriore për mospjesëmarrje në Lojërat e Tokios

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë