Onufri padit Komunën e Tetovës për veprat e Kadaresë – komuna mohoi akuzat

    Pronari i shtëpisë botuese Onufri nga Tirana akuzon komunën e Tetovës dhe kreun e saj Bilall Kasami, për blerje të librave nga një shtëpi botuese e cila nuk i ka të drejtat për botimin e librave të Ismail Kadaresë.

    Bujar Hudhri i shtëpisë botuese “Onufri” në prokurorinë e Tetovës, dorëzoi padi ndaj komunës por edhe kreut të komunës Bilall Kasami, për shkelje të të drejtave të autorësisë.

    “Arsyeja pse unë vij këtu të padis komunën është se, është skandaloze që shteti të merr një mall të vjedhur dhe ta dhuroj. Unë do padis komunën e Tetovës sepse unë nuk njoh dikë që e ka bërë. E atë që thoni se e kanë blerë shkollat, e ka blerë komuna dhe i dhuron. Libri i Ismail Kadaresë, libri ikonë i tij Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur është botuar me kopertinë tjetër dhe me emër shtëpia botuese Rilindja, kurse gjithë e dimë se Onufri  ka të drejtën ekskluzive të Kadaresë”, tha Bujar Hudhri, Shtëpia Boturse “Onufri”.

    Por Komuna e Tetovës hedh poshtë akuzat. Thonë se komuna dhe Bilall Kasami, as kanë blerë e as kanë shitur libra.

    “Komuna e Tetovës dhe kryetari i saj as ka porositur e as blerë libra. Librat janë blerë nga vetë shkollat e mesme, me mjetet e tyre, dhe janë blerë nga shtëpia botuese Çabej në Tetovë. Ne si komunë nuk kemi blerë libra, e aq më pak kreu i komunës. Një postim i tij në rrjetin social thotë se kreu i komunës ka shitur libra dhe kjo është një e pa vërtetë e madhe”, u shpreh Albion Alili, Zëdhënës i komunës së Tetovës.

    Nga komuna e Tetovës madje kërkuan nga drejtuesi i shtëpisë botuese “Onufri” që të kërkoj falje publike, përndryshe paralajmërojnë kundër padi.

    Ndryshe, javë më parë, shkollat e mesme të Tetovës, bënë furnizime me libra të rinj për bibliotekat e shkollave, të cilat u furnizuan nga një shtëpi botuese nga Tetova. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit në Nerovë bojkotojnë mësimin: kërkojnë legalizimin e shkollës së re

    Lajmi i rradhës

    Ushtrime në mëngjes apo në mbrëmje!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë