OPEC + vendos për kufizimin e rritjes së prodhimit të naftës

    Anëtarët e OPEC + vendosën sot të kufizojnë rritjen e prodhimit të tyre të naftës në 400 000 fuçi në ditë në dhjetor, pavarësisht këmbënguljes së vendeve konsumatore që kërkuan një gjest më të madh për të moderuar rritjen e çmimeve.

    “Prodhimi mujor i aleancës do të rregullohet lart me 400 000 fuçi në ditë për muajin dhjetor”, njoftoi tha Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në një deklaratë të lëshuar pas një samiti.

    Njëzetetre ministrat e takimit me videokonferencë zgjodhën të mos devijojnë nga udhërrëfyesi i tyre, i miratuar më 18 korrik.

    Shtëpia e Bardhë shprehu shpejt pakënaqësinë e saj duke deklaruar se “rimëkëmbja nuk duhet të dobësohet nga një çekuilibër midis ofertës dhe kërkesës. OPEC + duket se nuk dëshiron të përdorë kapacitetin dhe fuqinë e tij (për ofertën e arit të zi) në këtë moment vendimtar në rimëkëmbjen globale”.

    Kjo strategji, e favorshme për fondet e prodhuesve, aktualisht lë një rezervë prej më shumë se 4 milionë fuçi nën tokë çdo ditë.

    Lajmi Paraprak

    Gjendja në ujërat e liqenit të Dibrës bën që të ngordhin mijëra guaska

    Lajmi i rradhës

    Rivotimi në Zhelinë | Hoxha: Personalisht jam për të dalë nga qeveria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë