Operacion i gjerë policor në RMV: zbulohet shtypshkronja për falsifikimin e eurove dhe të dollarëve

    Një aksion i gjerë policor për zbulimin dhe sekuestrimin e parave të falsifikuara është duke u zhvilluar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nëpërmjet Zyër për Siguri Publike, përcjell Nistori.

    Jozyrtarisht, aksioni zhvillohet në territorin e disa qyteteve dhe ka karakter ndërkombëtar. Përveç pranisë së përforcuar të forcave policore maqedonase, në operacion marrin pjesë edhe oficerë të huaj nga EUROPOL dhe INTERPOL, të cilët bashkërendojnë aksionin së bashku me autoritetet e vendit.

    Sipas informacioneve, qëllimi i operacionit është kapja e një sasie të madhe eurosh të falsifikuara dhe çmontimi i një grupi kriminal ndërkombëtar që vepron në shumë vende.

    Hetimi synon gjithashtu identifikimin dhe çmontimin e një shtypshkronjeje vendase, ku prodhohen euro dhe dollarë të falsifikuara. Kjo tregon se bëhet fjalë për një grup të organizuar, i cili mund të ketë bashkëpunëtorë në shtete të tjera. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Një në tre shqiptarë është obez – Fenomeni po prek edhe fëmijët

    Lajmi i rradhës

    AUV asgjësoi 110kg ushqime të pasigurta në kuzhinat e spitaleve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë