Opozita është për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Kovaçevski nuk pranon shantazhet e Mickoskit

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i ka propozuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski takim publik dhe të përbashkët në të cilin do të bisedojnë dhe dakordojnë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që siç tha, do të jetë vendim natyror për “gjendjen katastrofale në të cilën ndodhet vendi”. Ai i dha afat Kovaçevskit deri më 10 maj që të takohet, ndërsa nëse kryeministri e refuzon propozimin, lideri i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi se “do të pasojnë hapa serioze dhe deri më tani të pa ndërmarra”, shkruan Nistori.

    “Nuk është normale që kryeministri të mos komunikojë me kreun e partisë më të madhe politike. Nëse ai e refuzon këtë ofertë për takim për të gjetur rrugëdalje nga katastrofa kombëtare që po përjeton Maqedonia, VMRO-DPMNE do të mblidhet dhe më pas do të pasojnë hapa seriozë dhe të papraktikuar deri më tani. Nëse takimi refuzohet, kjo do të tregojë se shteti ka mungesë të ndonjë lidershipi dhe populli do të duhet të vijë në të vetën”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Nga ana tjetër ka reaguar kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kryeministri e porosit edhe një herë se ashtu siç nuk pranon shantazhe, aq më pak nuk e ndjen të nevojshme të reagojë ndaj kërcënimeve.

    “E kam thënë shumë herë dhe do ta them përsëri, nuk pranoj shantazhe. Kjo është hera e dytë që Mickoski përpiqet të më shantazhojë dhe ne e dimë shumë mirë se si përfundoi hera e parë. Ambiciet e tij politike egoiste nuk më shqetësojnë mua, por interesin e qytetarëve dhe shtetit”, ka bërë të ditur kryeministri Kovaçevski në statusin e tij në Facebook.

    Kovaçevski, sa i përket kërcënimeve për radikalizim, ka thënë se nuk pranon kërcënime aq më pak nuk ju përgjigjet kërcënimeve.

    “Destruktiviteti është sinjal mbrojtës i Mickoskit dhe partisë së tij, por këtë qytetarët po e shohin dhe paralajmërimet e tilla fuqishëm i dënojnë”, ka thënë Kovaçevski.

    Kryeministri ka shtuar se Qeveria është stabile dhe nëse ka dashur diçka të bëj VMRO-DPMNE e ka pasur mundësin për ta bërë përgjatë viteve që ka qenë në pushtet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kriza energjetike “nuk zgjidhet me komisione hetimore”

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria ka besim se mund të zëvendësojë furnizimin me gaz rus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë