Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, Kasami e quajti kërkesën jologjike dhe të papranueshme

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi në Çair ka bërë thirrje deri te koalicioni qeveritar VLEN që t’i braktisë institucionet. Kryetari i integristëve, njëkohësisht ka siguruar se pas kësaj nuk do të bëhen pjesë e pushtetit, pasi sipas Ahmetit, për BDI është e pranueshme që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Nistori.

    Ahmeti propozoi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në tetor, bashkë me zgjedhjet lokale.

    “Si mund t’u shkojë mendja ta heqin gjuhën shqipe të larë me gjak. Turp! Të heqin përfaqësimin e drejtë. Prandaj, këta tanët që janë andej, le t’i braktisin këto institucione. Ne, nuk shkojmë. Ne, nuk pranojmë. Ne, pranojmë vetëm zgjedhje të jashtëzakonshme në tetor, bashkë me ato lokale”, tha mes tjerash Ahmeti.

    I pari i komunës së Tetovë, Bilall Kasami sot tha se Ali Ahmetiu frikësohet nga zgjedhjet lokale dhe mundohet që t’i bojkotojë ato. Kasami tha se, kanë informacione se, brenda BDI-së diskutohet që të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale, që siç thotë Kasami, në komunat kryesore, kanë problem që të gjejnë kandidat.

    Kërkesa e Ahmetit, që VLEN të braktisë Qeverinë, nuk do të pranohet, pasi kjo është jologjike.

    “Pra në komunat kryesore, me situatën që ballafaqohen ata, nuk mund të gjejnë kandidat dhe nuk mund të organizohen për të marrë pjesë në zgjedhje sepse, fatkeqësisht për ata, njeriu kryesor që ua organizonte gjithë kampanjën zgjedhore është në eksil. Jo rastësisht ata kërkojnë, kanë një kërkesë që është jologjike dhe e papranueshme që bashkë me zgjedhjet lokale të vijnë edhe ato parlamentare dhe e dinë që kjo kërkesë nuk do të pranohet”, tha Kasami. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Mjaft, faleminderit”, Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp

    Lajmi i rradhës

    Tre të arrestuar në Tetovë: organizuan përleshje të qenve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë