Gashi: LSDM shkeli marrëveshjen për qeverisje

    Shkelja brutale e marrëveshjes së arritur në vitin 2021 mes ish kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të Alternativës, Afrim Gashi ka bërë që subjekti i këtij të fundit të vendos shkuarjen në opozitë. Gashi në programin 200 në Alsat deklaroi se pavarësisht vardisjeve sipas tij të Kovaçevsit, bashkëpunimi më LSDM-në është çështje e mbyllur. Ai tha se marrëveshja mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës ishte shumë e mbyllur dhe ai nuk ishte informacion se çfarë ndodhë.

    “Ata e kishin mbyllur procesin dhe nuk e kishin guximin që të na thonë se ka përfunduar gjithçka. Por me një ofertë tallëse ku kanë qenë shumë pak pozicione, të cilat neve si pozita nuk i kishim vetëm arsye për të pasur pushtet por i kishim pjesë e marrëveshjes e cila ka qenë garanci e zbatimit të marrëveshjes së arritur”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

    Duke folur për akuzat e ish bashkëpartiakut të tij, Skender Rexhepi- Zejd se Alternativa doli nga Qeveria vetëm për shkak të ministrisë së Shëndetësisë dhe se Rexhepi mbetet përfaqësues i vetëm i votuesve të Alternativës në Qeveri, Gashi tha se Rexhepi nuk ishte pjesë e marrëveshjes për qeverisje.

    “Ne momentin kur kemi hyrë në Qeveri atëherë edhe Kovaçavski edhe Zaev e kanë ditur se neve diskutojmë me tre deputetë dhe një deputet është marr vesh në vete me Zaevin. Kështu që ajo pako dhe kjo marrëveshje ishte nënshkruar për 3 deputet. Ata e dinë mirë”, shtoi Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

    Gashi u shpreh pesimist mbi procesin e ndryshimeve kushtetuese duke shtuar se Kovaçevski dhe Ahmeti përveç vetëvrasjes politike kanë vrarë edhe të ardhmen Evropiane të vendit. Ai shtoi se do t’i mbështes ndryshimet kushtetuese derisa hapen ato, nëse pranohet amendamenti i tyre për luftë kundër korrupsionit. Alternativa u bë pjesë e Qeverisë në dhjetor të vitit 2021 me tre pozita ministrore dhe disa drejtori. Alternativa për më tepër se një vit nuk arriti ta zbatojë deri në fund marrëveshjen e arritur Gashi-Zaev, duke përfshi luftën efikase me krimin, zbardhjen e rasteve të montuara etj. 

    Lajmi Paraprak

    Parlamenti Europian nga viti 2035 ndalon veturat me naftë dhe benzinë

    Lajmi i rradhës

    Policia në Tetovë arrestoi personat që vodhën makinën e Inspektoriatit të Mjedisit Jetësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë