Opozita shqiptare kritkon procesin e regjistrimit dhe japin vërejtjet e tyre konkrete

    Opozita shqiptare ASH – AAA ka kritikuar procesin e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive. Sipas Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka mospërputhje të të dhënave për amvisëritë dhe diasporën. Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe në një konferencë për shtyp i është referuar të dhënave të Entit të Statistikave në Gjermani ku rezultonte se deri në fund të vitit 2020 në Gjermani kanë jetuar 128 mijë shtetas të Maqedonisë, njofton Nistori.

    Sipas tij, duke qenë se ky është numër i lartë, duhet të sqarohet se sa qytetarë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut kanë shtetësi gjermane. Snopçe gjithashtu kërkoi që të sigurohen të dhëna se sa nga shtetasit tanë kanë shkuar në Gjermani me pasaporta bullgare.

    Në lidhje me procesin në përgjithësi, ata potencojnë se është evidente se të gjitha dilemat dhe pikat kritike për të cilat alarmoheshte, në fund të këtij procesi u vërtetuan:

    1. Pyetëm sa është i sigurt softueri dhe aplikacioni. Na u përgjigjën se është i sigurt, por fundi tregon se ai është skajshmërisht  i kontaminuar, i komprometuar dhe lë hapësirë për dyshime.

    2. Kërkonim se mapat kadastrale a janë te rregulluara deri në nivel të numrit. Gjatë procesit të regjistrimit ishim dëshmitarë se mapat kadastrale në qarqet e regjistrimit ishin të vjetra, bile edhe të periudhës 2000-2005 dhe regjistruesit nuk mund t’i gjenin ato shtëpi pasi kishim në ato vende objekte të reja ndërtimi

    3. Është evident numri I banorëve të paregjistruar si dhe amvisërive dhe objekteve për banim. Pra, kanë mbetur objekte për banim dhe amvisëritë pa regjistruar, që po shihet nga ankesat e  mijëra qytetareve, gjë që është në kundërshtim me deklaratën e drejtorit se është në kufijtë e gabimit statistikor.

    4. Numri i vogël i regjistruesve. Asnjëherë nuk u kompletua numri i 5000 regjistruesve. Raste të tilla kishim ne Kërçovë, Studeniçan,Tetovë etj.

    5. Nuk u shty edhe për disa ditë procesi i regjistrimit, edhe pse vet drejtori Simovski tha se do të ishte mirë që të vazhdohet edhe për disa ditë.

    6. Për shkak te problemeve teknike me aplikacionin, i gjithë procesi i regjistrimit ishte i ngadalësuar. Kemi informata nga vetë regjistruesit se u është thënë që maksimum nga 6 familje të regjistrojnë që mos të bjerë sistemi.

    7. Ishim dëshmitarë të ndërprerjeve të  shpeshta të procesit të regjistrimit posacërisht gjatë javës së parë për shkak të rënies së softverit.

    8. Nga sulmet e hakerëve, ishte ngadalësuar dhe penguar online regjistrimi i diasporës.

    Ata kërkojnë nga enti përmes një komunikate të shpjegojë rrethana të caktuara që kanë ndikuar në marrjen e këtyre të dhënave. Koalicioni, sipas tyre, do të zbardhë analizën e tendencave demografike në vend, të përgatitur nga grupi analitik i partisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qaj, rini, qaj…

    Lajmi i rradhës

    Kriza e karburantit në Angli sjell mundësinë e artë për shqiptarët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë