Opozita shqiptare kundërshton propozim-ligjin e ri për përfaqësim të drejtë, kërkon rishikim

    Partitë politike në vend kanë reaguar pasi Alsat publikoi detaje nga propozim-ligji i shumëpërfolur për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili do ta zëvendësojë Balancuesin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese vitin e kaluar. Opozita shqiptare, kundërshton zgjidhen ligjore duke kërkuar rishikim.

    Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një postimi në Facebook thekson që ligji përbën regres në respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ndërsa kërkon që të parashikohen dhe mekanizma dhe kompetenca shtesë me qëllim të realizimit të përfaqësimit etnik.

    Çuditërisht, rishikim dhe debat publik kërkon edhe partia e Arben Taravarit, e cila paraprakisht ishte pjesë e Qeverisë dhe rrjedhimisht pjesë e ekipit që kishte hartuar zgjidhjen ligjore.

    Deputeti Elmi Aziri i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, ngre disa paqartësi rreth procedurës së miratimit të ligjit. Mes tjerash, ai shtron pyetjen nëse deputetët do të kenë mundësi të dorëzojnë amendamente pasi Komisioni i Venecias të jep mendimin e tij.

    Ndërkohë nga koalicioni VLEN theksojnë se atë që BDI s’e ka bërë për 22 vjet, do të bëhet javën e ardhshme me miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë në Qeveri. Ky ligj i mbështetur në Amendamentin VI të Kushtetutës, siç theksojnë nga VLEN, e bën përfaqësimin adekuat obligim ligjor dhe institucional, ndërsa institucionet do të detyrohen të sigurojnë përfaqësim të drejtë, pa diskriminim, duke respektuar kompetencën, integritetin, transparencën dhe gjithëpërfshirjen.

    Lajmi Paraprak

    Policë të rrejshëm e sulmuan fizikish një 26 vjeçar në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë