Pamje që thuhet se tregojnë ‘ushtarakun izraelit’ duke qëlluar një grua palestineze që mbante një flamur të bardhë në dorë dhe një fëmijë në krah

    Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë një grua palestineze që përpiqet të ikë nga pjesa veriore e Gazës së rrethuar, me një flamur të bardhë në dorë dhe një fëmijë në krah dhe që supozohet se është qëlluar nga ushtarët izraelitë.

    Dhe këto pamje, siç shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi, kanë shkaktuar zemërim masiv në mediat sociale.

    Pamjet e incidentit, të siguruara nga Middle East Eye, supozohet se u regjistruan më 12 nëntor në qendër të qytetit të rrethuar të Gazës.

    Në video, civilë të shumtë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, mund të shihen duke u larguar nga zona drejt jugut, duke kapur flamuj të bardhë – një shenjë paqeje ose “mos qëlloni”.

    Dhe ndërsa një grua, duke ecur përpara një grupi civil, duke mbajtur një flamur të bardhë dhe e shoqëruar nga një fëmijë, lëviz drejt një rruge, dëgjohet zhurma e armëve.

    Pamjet e radhës tregojnë gruan duke u rrëzuar në tokë dhe fëmijën dhe palestinezët e tjerë në grup në panik dhe të shpërndarë në drejtime të ndryshme.

    Personi që regjistron pamjet nga një ndërtesë aty pranë mund të dëgjohet duke thënë: “Gruaja u qëllua. … [trupat izraelite] qëlluan gruan…”.

    Në pamjet, një palestineze nga grupi shihet duke vrapuar drejt viktimës.

    Nuk ka detaje për pasojat e ngjarjes dhe identiteti dhe fati i gruas që u qëllua nga trupat izraelite mbetet i panjohur.

    Ndryshe, Izraeli deri më tani ka vrarë të paktën 23,084 palestinezë dhe ka plagosur 58,926 të tjerë, ndërsa rreth 7,000 palestinezë dyshohet se janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të asgjësuara.

    Sulmet izraelite e kanë lënë Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe rreth 90 për qind të 2.3 milionë banorëve të gjendur mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

    Lajmi Paraprak

    Spiuni

    Lajmi i rradhës

    Stuhia e dezinformatave e “përmbyti” vrasjen e Vanjës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë