Opozita shqiptare propozon Abdush Demiri për në KShZ

    Opozita shqiptare ka propozuar Abdush Demirin për anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Lëvizja Evropiane për Ndryshim thekson se ligji përcakton qartë se anëtari u takon atyre dhe kërkojnë nga kreu i Kuvendit që pas delegimit të anëtarit nga ana e komisionit amë, ta vendosë zgjedhjen e tij në rend dite.

    “Kemi dorëzuar sot deri tek kryetari i Kuvendit letër përmes të cilës e kemi njoftuar për kandidatin tonë për anëtarë në KShZ. Duam të ju bëjmë me dije që kandidati jonë për anëtarë në KShZ është Abdush Demiri i cili i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara me ligj. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e procesit zgjedhor fer dhe demokratik, të shqetësuar me transparencën dhe pavarësinë e këtij procesit dhe mbi faktin se në KShZ për momentin nuk ka asnjë anëtarë të opozitës shqiptare, vlerësojmë se përzgjedhja e kandidatit tonë është relevant dhe i domosdoshëm”, tha Fadil Zendeli, Deputet i koalicionit LEN.

    Komisioni për zgjedhje dhe emërime nga ku në mënyrë procedurale Demiri duhet ta marrë dritën jeshile për në seancë plenare ka njoftuar se është duke punuar në shqyrtimin teknik dhe formal të dokumentacionit për kandidatin dhe më pas propozimi do t’i kthehet kreut të Kuvendit. Opozita dyshon se zvarritja e deritanishme ka për qëllim që pas votimit të Qeverisë teknike, pushteti t’ia japë këtë pozitë Aleancës për Shqiptarët e cila në Qeverinë 100 ditore mund të vendos që të mbetet jashtë formacionit. Se ASH-ja mund të dalë nga Qeveria madje para se të formohet Qeveria teknike, këtë e ditë më parë e tha edhe kreu i ASH-së, Arben Taravari duke dhënë komentin e tij mbi siç e cilësoi ai tradhtinë që shumica parlamentare i bëri subjektit të tij me mos miratimin e propozim-Ligjit për amnisti. Kodi Zgjedhor përcakton se opozitës i takojnë tre anëtarë, dy asaj maqedonase përfshi kryetarin e KSHZ-së dhe një anëtarë i takon opozitës shqiptare. Blloku opozitar shqiptar mbeti pa përfaqësues në këtë komision në momentin kur anëtarë i ASH-së, Krenar Lloga dha dorëheqje për t’u bërë ministër i Drejtësisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sulmi në Banjskë sfidon stabilitetin e rajonit, Octopus jep pesë rekomandime

    Lajmi i rradhës

    Ndikimi i konsumimit të alkoolit nga babai te foshnja e palindur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë