Opozita shqiptare: Zaev urgjentisht të konstatojë dorëheqjet e ofruara

    Aleanca për Shqiptarët akuzon kryeministrin Zoran Zaev se tenton të ndërhyjë në hetimet e Prokurorisë për ngjarjen tragjike të djegies së spitalit modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë. Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Zaev që urgjentisht të thërrasë mbledhje të Qeverisë dhe të konstatojë menjëherë dorëheqjet e ofruara.

    Kreu i Qeverisë paralajmëroi diçka edhe më skandaloze, ndërhyrjen ne hetime në Prokurori. Ai nuk ka të drejtë as të kontaktojë dhe as të informohet nga hetuesit, para opinionit publik. I bëjmë thirrje që sot të thërras mbledhje të Qeverisë, t’i dorëzojë dorëheqjet ne Kuvend, që nesër t’i konstatojë pa asnjë vonesë – deklaroi Bekim Tateshi- ASH.

    Opozita shqiptare vlerëson se dorëheqjet e ofruara janë tregues të ndenjës së përgjegjësisë, ndërsa mospranimi i të njëjtave nga kryeministri është mospranim i kësaj përgjegjësie.

    Dorëheqja e funksionarëve pas tragjedisë në Tetovë është gjest i pranimit të përgjegjësisë edhe pse i pamjaftueshëm, ndërsa mospranimi i dorëheqjeve nga Kryeministri Zoran Zaev do të thotë mospranim i përgjegjësisë. Kjo flet edhe për moskokëçarjen e pushteti përball tragjedisë. Deklaratën e kryeministrit Zaev e shohim si një tentim për të zvarritur dorëheqjet deri pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale – tha Bekim Tateshi- ASH.

    Nga partia opozitare shqiptare thonë se qeveria aktuale, kryeministri dhe kryetarja e komunës së Tetovës tentojnë të përfitojnë pikë politikë në kurriz të tragjedisë, me qëllim që të ruajnë pozitat që kanë.

    Kryeministri Zoran Zaev komunikimin e vetëm për tragjedinë e bëri nëpërmjet një komunikate edhe atë tre ditë pas ngjarjes tragjike. Në komunikatën në fjalë kryeministri fliste vetëm për përgjegjësinë morale të zyrtarëve që ofruan dorëheqjet dhe jo atë penale. Në letrën drejtuar mediave, kreu i shtetit thotë se vlerësimi dhe vendimi i tij lidhur me dorëheqjet e paraqitura do të bazohet ekskluzivisht në faktet që do të marrë nga hetimi, pra ekskluzivisht sipas arsyeve të vërtetuara si shakatarë të zjarrit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit dhe prindërit ankohen për gjendjen e librave shkollor

    Lajmi i rradhës

    Baçovska-Nediq: Deklaratë shumë të butë në lidhje me ashpërsinë e tragjedisë ku humbën jetën 14 persona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë