Baçovska-Nediq: Deklaratë shumë të butë në lidhje me ashpërsinë e tragjedisë ku humbën jetën 14 persona

    Prononcimi me shkrim i kryeministrit Zoran Zaev, pas tragjedisë në spitalin modular të Tetovës, has në kritika të ashpra në publik. Në këtë veprim të Zaevit vërehet përpjekje për të relativizuar përgjegjësinë, si në aspektin moral ashtu edhe në atë penal. Nga komunikologë kërkuam mendim profesional për përmbajtjen e kumtesës, të nënshkruar nga kryeministri. Profesoresha universitare Jasna Baçovska-Nediq e ka analizuar deklaratën. Ajo konsideron se bëhet fjalë për deklaratë shumë të butë në lidhje me ashpërsinë e tragjedisë që ndodhi në të cilën humbën jetën 14 persona.

    Në deklaratë nuk është aq e qartë përgjegjësia penale dhe politike që duhet të bartet në këtë rast, sepse në deklaratë dominon hetimi që në fakt duhet ta fiksojë përgjegjësinë. Megjithatë, ne, si qytetarë të kësaj shoqërie, në këtë mikro-ngjarje faktikisht vërejtëm një sërë gabimesh sistemike – deklaroi Jasna Baçovska – Nediq, Profesoreshë universitetare.

    Profesoreshës në sy i ka rënë pjesa ku Zaevi kërkon që opinioni dhe mediat të bëjnë kujdes në komunikimin publik.

    Një moment tjetër në deklaratë është theksimi që të bëhet kujdes në komunikimet publike që e përmendi kryeministri. Në këtë moment, mendoj që ky apostrofim i komunikimeve publike nuk është i duhur sepse liria e mendimit, thirrja për përgjegjësi ose thirrja për përgjegjësi në këtë rast është e nevojshme – tha Jasna Baçovska- Nediq- profesoreshë universitare.

    Baçovska-Nediq shton se njoftimi i mbrëmshëm qeveritar i nënshkruar nga Zoran Zaev është përpjekje për të relativizuar përgjegjësinë politike të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe. Në një pjesë të kumtesës, Zaevi shprehet se nëse do t’i pranojë dorëheqjet e ministrit të shëndetësisë dhe zëvendësit të tij si dhe të drejtorëve të spitalit të Tetovës, do të varet nga hetimi që zhvillohet dhe informacionet që do t’i marrë. Për këtë shkak, një pjesë e juristëve nëpër rrjete sociale porositën se kryeministri si kryetar i Qeverisë dhe pjesë e pushtetit ekzekutiv, nuk mundet dhe nuk guxon të ketë detaje nga hetimi që e udhëheq prokuroria./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Opozita shqiptare: Zaev urgjentisht të konstatojë dorëheqjet e ofruara

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi nuk e pranon propozimin e Mickoskit për shkarkimin e Filipçes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë