Opozita: të zbatohet ligji ndaj Drin Ahmetit

    Partitë opozitare kërkojnë që institucionet të zbardhin rastin dhe ta çojnë drejtë përgjegjësisë Drin Ahmetin, nipin i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti i cili mbrëmë u arrestua për posedimin e sasisë së madhe të mjeteve piroteknike. Nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë që Qeveria të dëshmon nëse sipërmarrja me mjete piroteknike e nipit të Ali Ahmetiti është pjesë e agjendës pro-evropiane.

    “Sot qeveria duhet të përgjigjet nëse edhe shitja e fishekzjarrëve është pjesë e frymës sipërmarrëse pro-evropiane të nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmetit, i cili mori pa para qendrën Soravia? A ka vërtet Drin Ahmeti fabrikë për prodhimin e fishekzjarrëve apo ishte një pretekst i rremë për policinë? A është shndërruar Soravia në fabrikë për fishekzjarrë të cilën më vonë do ta shesë Drin Ahmeti”, tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

    Nga Lëvizja Besa thonë se skandali i mbrëmshëm dëshmon se familja Ahmeti veç tjerash merret edhe me kontrabandë të mjeteve piroteknike.

    “Ngjarja e sontme dëshmon se nipi i Ali Ahmeti, Drin Ahmeti përveç milionave me tenderë e forma të tjera, po merret edhe me kontrabandë të mjeteve piroteknike! Ky është skandal i pafalshëm. Kjo tregon se morali dhe etika tek këto pushtetarë paska ikur moti”, thonë nga Lëvizja Besa.

    Alternativa vlerëson se arrestimi i Drin Ahmetit dëshmon se fjalori i Evropian i pushtetit bëhet vetëm sa për të mbuluar gjurmët e krimit dhe korrupsionit.

    “Për qytetarët që akoma kanë dilema, Soravia, Drin Ahmeti dhe Ali Ahmeti janë sinonime të krimit, korrupsionit dhe kontrabandës, që krejt këtë anë të errët të tyre mundohen ta mbulojnë me fjalor Evropian, të cilin – përveç lidershipit të Aleancës për Shqiptarët – askush tjetër nuk e beson”, deklaruan nga Alternativa.
    Nga BDI nuk kanë reaguar për arrestimin e nipit të kreut partiak, ndërsa një reagim nuk ka pasur as nga vetë

    Ahmeti. Arrestimi i Drin Ahmetit erdhi pak ditë pasi media të caktuara në Shqipëri dhe Kosovë e shpallën Ahmetin personalitet të vitit për kontributin e tij dhe të familjes së tij. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: në vitin 2023 nuk kishim shumë arsye për festë e gëzim

    Lajmi i rradhës

    Shqetësimet e tetovarëve në vitin 2023: ngritja e çmimeve dhe ulja e standardit jetësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë