Opozita vazhdon me akuzat ndaj pushtetit për shitjen e “Sllavija”

    Opozitarja VMRO-DPMNE ka vazhduar edhe sot me akuzat ndaj pushtetit për shitjen e shoqërisë aksionare “Sllavija” për vetëm 218 mijë 535 euro pa asnjë vlerësim paraprak, kur në fakt sipas tyre, e gjithë kompania me gjithë pronat vlen mbi 20 milionë euro.

     “Kjo pronë prapa meje, magazinat e vjetra të “Sllavijas” në Kisella Vodë që janë në pronësi të SHA “Sllavija”, sipas vlerësimit zyrtar nga vitit 2016, kushton mbi 4 milionë euro. Ky është një ndër objektet ndër arsyet kryesore për shitjen e SHA “Sllavija” si lokacion atraktiv për ndërtim e që sipas planeve duhet të mbijnë pallate siç mund të shihet. Parashihet urbanizim. Këtë e ka paraparë dikush nga pushteti dhe dëshiron që kompania ta blejë për 218 mijë euro dhe fitojë dhjetëra milionë euro”, deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.

    Opozitarja VMRO-DPMNE kërkoi nga Qeveria që ta tërheqë shitjen, por i pyetur nëse po e rishikojnë vendimin dhe për ndryshim të drejtorit, zëdhënësi i Qeverisë tha se as nuk është hapur si diskutim.

     “Për këtë qeveria nuk ka diskutuar ka sjellë vendim”, tha Dushko Arsovski – zëdhënës i Qeverisë.

    Ditë më parë, duke folur rreth shitjes së “Sllavijas”, drejtori i Agjencisë për Pronë të Konfiskuar mohoi që vlera totale e kompanisë të jetë mbi 20 milionë euro, ndërsa shtoi se 70% e SHA “Sllavijas” është shitur që në kohën e VMRO-DPMNE.

     “Prona e SHA Sllavija është shitur në pjesë dhe në mënyrë sekrete. Theksoj pjesë-pjesë dhe në mënyrë sekrete, me çmime më të ulëta sesa vlera e vërtetë. Për dallim nga tani, gjithçka është publike dhe transparente dhe opinioni mund ta shohë këtë”, potencoi Faton Asani – drejtor i Agjencisë për Menaxhim me pronë të konfiskuar (20.12.2021).

    Asani thotë se në vend të shitjes me aksione në bursë, prona është shitur pjesë-pjesë pas dyerve të mbyllura. Bëhet fjalë për më shumë se dhjetëra dyqane dhe lokale në Shkup dhe në gjithë vendin. Sipas tij vetë Qeveria e VMRO-DPMNE ka paraqitur borxh të Sllavijas prej 17 milionë eurove. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Partitë politike reagojnë ndaj fjalimit të Pendarovskit

    Lajmi i rradhës

    PATRIOTIZMI VJEN ME EKO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë