Opozitës nuk ju pranua propozimi për rritjen e pagës minimale dhe as për heqjen e TVSh-së për produktet bazë ushqimore

    Të dy propozimet e opozitës rreth standardit të qytetarëve nuk kaluan nevojën e ndryshimit në Kuvend. LSDM-ja kishte propozuar rritje të pagës minimale për 27000 denarë si dhe heqje të takimit të produkteve bazë ushqimore.

    “Si LSDM kemi të drejtë legjitime të propozojmë kështu ligj sepse në periudhën e kaluar në shtatë vitet e qeverisjes së LSDM-së kemi treguar se si duhet të krijohen politikat sa i takon standardit të jetës së qytetarëve dhe rritjes së rrogave”, tha Jovana Trençevska, LSDM.

    “Duke mos pasur konsistencë në politikat tuaja, grupet parlamentare të shumicës nuk u japin mbështetje sepse ligjet që i propozoni janë populistë kurse nënshkrimi i vetëm 9 gjegjësisht 13 deputetëve tregon se qëllimi është manipulimi i qytetarëve që u dënuan në zgjedhjet e fundit”, u shpreh Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

    I njëjti propozim për rritjen e pagës minimale u hodh poshtë edhe gjatë muajit të kaluar. Pushteti thotë se standardi jetësor do të rritet me masat e parashikuara në buxhetin e vitit të ardhshëm./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Thikë mu në zemrën e shoqërisë

    Lajmi i rradhës

    Policia Financiare do të hetojë procedurat për furnizime me derivate të NQP-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë