Ora dimërore fillon sonte, akrepat e orës do të kthehen një orë pas

    Nga sonte në orën tre të mëngjesit fillon llogatitja e kohës dimërore, me të cilin akrepat e orës do të kthehen një orë pas. Ora dimërore fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit pasardhës, kur fillon sërish koha verore.

    Përveç nesh, shumica e vendeve të kontinentit evropian, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë, përdorin kohën dimërore. Parlamenti Evropian votoi më 4 mars 2019 për të shfuqizuar ndryshimin sezonal të orës nga viti 2021, por Këshilli i BE-së nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

    Lajmi Paraprak

    “Qeveria të pranojë propozimin tonë për ngritjen e pagës minimale në 450 euro”

    Lajmi i rradhës

    Ambientalistët kërkojnë mbylljen e menjëhershme të deponisë së Bukovës pranë Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë