Orban: turp për BE-në që procesi integrues i RMV po ec ngadalë

    Në konferencën e përbashkët të Mickoskit e Orbanit në Budapst, ky i fundit tha se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE po zgjatë shumë dhe kjo jo për faj të Maqedonisë, por vet BE-së. Orban tha se Maqedonia mund të llogarisë në mbështetjen e Hungarisë në rrugën e saj evropiane.

    Kryeministri Mickoski u shpreh optimist për mbështetjen e Hungarisë. Pengesat në procesin integrues të vendit i quan të turpshme.

    “Jo vetëm që është e turpshme që ky proces po ecën kaq ngadalë, por kjo nuk është përgjegjësi e Maqedonisë, por e anëtarëve të BE-së. Prandaj ne mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë. Bashkimi Evropian duhet të përmirësojë konkurrencën dhe unë nuk shoh zgjidhje tjetër për përmirësimin e konkurrencës përveç zgjerimit. Deri më tani, çdo zgjerim i Bashkimit Evropian ka sjellë vetëm të mira”, deklaroi Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë.

    “Kemi bërë shumë. Diçka që ishte në dëm të identitetit maqedonas por duhet të mbetemi optimist që të luftojmë edhe në të ardhmen ta realizojmë qëllimin tonë edhepse jemi të vetëdijshëm se këtu ka edhe faj në shtëpi, pasi politikanët tanë të korruptuar, duke menduar se Brukseli do t’ia harrojë krimin dhe korrupsionin në shtëpi dhe shkatërrimin e shtetit me atë që do të firmosin gjithçka që u ofrohet në tavolinë. Hynë në një rrugë pa kthim dhe e përkeqësuan pozicionin negocious nga muaji në muaj dhe nga viti në vit”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i Maqedonisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çdo i treti fëmijë në RMV vuan nga mbipesha – kriza shëndetësore në rritje!

    Lajmi i rradhës

    “Saubermacher” ankohet se vetëm 25% e tetovarëve paguajnë faturat!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë