Vaksinimi (s)është i obligueshëm për regjistruesit!

    Enti për Statistika veçmë i ka regjistruar të paraqiturit e parë në Konkursin për regjistrues rajonal dhe instruktorë, e cila zyrtarisht është publikuar dje. Nga atje thonë se është e dëshirueshme që aplikantët të imunizohen, por shtojnë se ky nuk do të jetë një kriter sipas të cilit – do të bëhet përzgjedhja.

    Nga dje edhe zyrtarisht të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë regjistrues rajonal dhe instruktorë, mund të paraqiten në konkursin që është publikuar në ueb faqen e Entit Shtetëror për Statistika dhe në katër gazeta ditore. Nga Enti Shtetëror për Statistika ftojnë gjithë kandidatët e interesuar që ta mbushin aplikacionin për të qenë pjesë e ekipit e cila në shtator do ta zbaton regjistrimin e shumëpritur në vend.

    “Kriteret kryesore që të mund të paraqiten në konkursin, është të jenë mbi 18 vjeç, i papunë, shtetas i Maqedonisë së Veriut, të kenë së paku të mbaruar shkollën e mesme dhe të posedojnë aftësi kompjuterike. Gjithçka rrjedh normalisht, nga mëngjesi kemi të paraqitur kandidatë për regjistrues rajonal dhe instruktorë. Aplikacioni është i qasshëm edhe në telefonat celularë, kështu që edhe atë që janë në pushime verore do të mund të aplikojnë edhe përmes celularit”, sqaron Jasmina Georgieva nga Enti për Statistika. Lidhur me atë nëse regjistruesit duhet të jenë të vaksinuar, nga Enti thonë se imunizimi nuk është kusht në konkursin, sepse ajo është sipas dëshirës, edhe pse në aplikacion ka dy pyetje lidhur me këtë çështje me qëllim për të pasur të dhëna sa prej kandidatëve janë vaksinuar, sa nuk janë, por edhe sa do të vaksinoheshin pasi të jenë të zgjedhur në konkurs.

    “Duke pasur parasysh situatat që kemi kaluar në pranverë dhe ajo çfarë parashikohet për vjeshtë, ne do të dëshironim të gjithë të jenë të vaksinuar. Kjo do të ishte e shkëlqyeshme për shkak të sigurisë, respektimit të të gjitha masave dhe sigurisë për gjithë pjesëmarrësit në regjistrim. Por, ne askujt nuk mund ti urdhërojmë të vaksinohet, njëjtë edhe ne nuk mund të dimë as në familjet ku do të hymë, nëse ata janë të vaksinuar apo ajo. Dhe kjo nuk do të jetë kusht për regjistrim, kështu që nuk mund të jetë kriter vaksinimi”, thotë Georgieva.

    Regjistrimi fillimisht duhej të mbahej në prill të këtij viti, por për shkak të situatës së pafavorshme epidemiologjike në atë periudhë, ai u shty për këtë vjeshtë me kërkesë të opozitës. Opozitarja VMRO-DPMNE atëherë kërkoi që të lihet kohë e mjaftueshme deri në vjeshtë për të vaksinuar të gjithë regjistruesit me qëllim që procesi të jetë më i sigurt.

    Nga Komisioni për Sëmundje Infektive deri më tani nuk ka rekomandim që regjistruesit patjetër të jenë të vaksinuar, por autoritetet shëndetësore apelojnë se personat që do të jenë të përfshirë në regjistrim të vaksinohen. Përndryshe konkursi zgjatë deri më 5 gusht, pastaj do të ketë testim, zgjedhje dhe trajnime të kandidatëve të zgjedhur. Ndërkohë nga Enti Shtetëror për Statistika informojnë se përfshirë me ditën e djeshme, 190281 persona nga diaspora janë vetëregjistrues edhe atë përmes aplikacionit të veçantë e cila ka qenë aktive gjatë gjithë kësaj periudhe. Vetëregjistrimi filloi më 1 mars dhe zgjatë gjithë kohën, por për dallim nga muaji mars dhe prill, vala e personave të vetëregjistruar është ulur në tre muajt e fundit. Të dhënat nga ky aplikacion do të regjistrohen në kategorinë e “shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë ose qëndrojnë në vendet e huaja më shumë se një vit”. Nga Enti vërtetojnë se ka kontroll maksimal në aplikacion, dhe secili që do të tenton dy herë të vetëregjistrohet, menjëherë do të largohet nga sistemi./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Së bashku me BDI-në në zgjedhjet lokale

    Lajmi i rradhës

    “Mrika”, opera e parë shqiptare dhe historia e shkopit të artë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë