Orce Kamçev kthehet në burgun e Shutkës

    Biznesmeni Orce Kamçev, prej dje është rikthyer në burgun hetues të Shutkës, pasi për disa ditë ka qëndruar në Klinikën e Kardiologjisë, për shkak se ankohej për probleme shëndetësore.

    “Dje në orën 17:00, i paraburgosuri është kthyer në burg, në gjendje të mirë shëndetësore”, tha për “Fokus”, drejtori i burgut, Filip Andov, përcjellë Nistori.

    Kamçev u hospitalizua më 30 qershor, pasi ankohej për vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje në kraharorë.

    Para dy jave, gjykata caktoi paraburgim prej 30 ditëve për Kamçevin në lidhje me lëndën “Parcelat në Vodno”, rast për të cilin gjykimi pritet të nis me 16 korrik.

    Ndryshe, Kamçev tashmë tre muaj është në paraburgim në Shutkë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bie në 130 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Kurz: BE të përmbushë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë