Orce Kamçev mund ta shtyjë burgimin

    Më 1 qershor, biznesmeni Orce Kamçev dhe Nenad Josifoviq duhet të shkojnë në burg. Këtë e ka konfirmuar drejtori i burgut hetimor në Shutkë, Filip Andov. Burgu sot ka pranuar aktin e referimit të përgatitur nga gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve, nga Gjykata Penale e Shkupit. Dokumenti me të cilin dërgohen në burg vjen pasi Kamçev dhe Josifoviq janë marrë vesh me Prokurorinë për rastin “Perandoria” për nga një vit burg.

    Megjithatë, Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve atyre u ofron edhe shtyrje të dënimit me burg. Dhe, për të kërkuar shtyrjen, sipas ligjit, duhet të kenë sëmundje të rëndë ose kanë ndonjë varësi, për shkak të vdekjes ose sëmundjes në familjen e ngushtë, nëse kanë për të kryer detyra urgjente sezonale, siç janë punët në fushë, ose gjërat e shkaktuara nga një fatkeqësitë natyrore, apo të përfundojnë punën që kanë nisur dhe vetëm nëse me mospërfundimin e saj do të shkaktonte dëme të mëdha. Kamçev dhe Josifoviq mund të kërkojnë edhe shtyrje të dënimit me burg për arsimim, nëse i nënshtrohen provimeve për të cilat po përgatiteshin, si dhe nëse nuk ka kush të kujdeset për anëtarët e sëmurë apo të mitur në familje. Dënimi me burgim mund të shtyhet deri në gjashtë muaj. Kamçev dhe Josifoviq mund të aplikojnë për shtyrjen e dënimit deri të hënën. Më pas gjykatësi do të kishte tre ditë kohë për të marrë një vendim, në mënyrë që javën e ardhshme të dihet nëse Kamçev dhe Josifoviq do të kërkojnë dhe nëse do të marrin një afat të ri kur të paraqiten në burg.

    Hetimi i fundit për rastin Perandoria ka zgjatur pothuajse tre vjet e gjysmë. Kamçev është marrë vesh me prokurorinë në fushën e evazionit fiskal me një vit burg, dhe i ka paguar shtetit mbi 5 milionë euro përmes DAP-it. /Alsat/

    Kushtet për shtyrjen e dënimit me burg
    – Sëmundje ose varësi
    – Lërimi i arave
    – Obligime urgjente
    – Studime
    – Obligime urgjente
    – Kujdesi ndaj familjarëve të afërt

    Lajmi Paraprak

    Grupi Kumanovës nisi grevën e urisë në burg

    Lajmi i rradhës

    Kryeministri Kovaçevski nuk do të pranojë takim liderësh për zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë