Organizata sindikale e prokurorive në RMV paralajmëron se ndodhet në prag të kolapsit të plotë

    Organizata sindikale e prokurorive në vend paralajmëron se ndodhet në prag të kolapsit të plotë. Ata pretendojnë se puna e tyre nënvlerësohet, pagat janë të ulëta, dhe për shkak të gjithë kësaj përballen me largim të vazhdueshëm të stafit.

    Në një njoftim me shkrim, ata theksojnë se pika e ndritshme është ligji i ri për shërbimin e prokurorisë publike, i cili është në proces përgatitjeje, por gjithashtu theksojnë se as ai nuk përmban elementët kyç. Sindikata e punonjësve të prokurorive në gjithë vendin vendos tre kërkesa kryesore – pjesëmarrje e detyrueshme në negociatat për këtë ligj, miratimi i projektligjit të përgatitur nga grupi punues dhe rritja e pagave si dhe rregullimi i të gjitha elementëve në marrëdhënien e punës.

    Ata gjithashtu bëjnë thirrje që ligji për shërbimin e prokurorisë publike të miratohet pa shtyrje, me përgatitje urgjente të akteve nënligjore dhe heqjen e barrierave për fuqizimin e stafit të shërbimeve.

    Lajmi Paraprak

    Varfëria e përhapur ushqen narrativët kundër Perëndimit në prag të zgjedhjeve në Moldavi

    Lajmi i rradhës

    Si të menaxhoni shpërthimet e zemërimit dhe të mbani emocionet nën kontroll

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë