Organizatat Joqeveritare kërkojnë dorëheqjen e Joveskit

    Platforma e organizatave joqeveritare për luftë kundër korrupsionit kërkon dorëheqjen e Kryeprokurorit Lubomir Jovevski për shkak të zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës. Kjo platformë vlerëson se hetimi nuk ka qenë i plotë dhe nuk ka përfillur mjaftueshëm ekspertizën gjermane, gjë që ka ngjallur dyshime në opinion për veprim joprofesional të Prokurorisë.

    “Hetimi i Prokurorisë Publike për rastin nuk është i plotë dhe nuk vlerëson mjaftueshëm konkluzionet e paraqitura në ekspertizën zyrtare të ekspertëve gjermanë, si rezultat i së cilës në opinion flitet për dyshime lidhur me procedimin joprofesional të Prokurorisë dhe shmangien e rrethanave që mund të zgjeronin akuzën  dhe të përfshijnë persona të tjerë” – Përfaqësuese e Platformës se OJQ-ve.

    Lajmi Paraprak

    Studimi i Universitetit të Oksfordit: Punonjësit e lumtur janë 13% më produktivë

    Lajmi i rradhës

    BE-ja do hapa të tjerë pas zvogëlimit të pranisë policore në veri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë