OSBE-ODIHR: Votimi biometrik, sfidë e votimit

    OSBE/ODIHR-ja e cila ka vëzhguar zgjedhjet e një dite më parë I vlerëson ata kryesisht si të qeta dhe demokratike por ka vërejtur probleme dhe incidente në terren. Sipas tyre, këshillat zgjedhor janë përballur vazhdimisht me probleme gjatë zbatimit të votimit biometrik. ODIHR-ja thekson nevojën e rishikimit të Kodit zgjedhor në disa aspekte duke theksuar se mbeten boshllëqe sa I takon edhe financimit të fushatës. sipas tyre, dispozitat aktuale ligjore favorizojnë partitë më të mëdha.

    Administrimi i zgjedhjeve u harmonizua me shumë afatet ligjore por mundësia për të përmbushur detyrën u kufizua nga personeli i limituar dhe kapacitetet administrative të kufizuara. Zbatimi I vonshëm I votimit biometrik krijoi sfida plotësuese në administrimin e zgjedhjeve. Dita e zgjedhjeve, përfshirë edhe numërimin e votave u realizua kryesisht mirë, pavarësisht problemeve me votimin biometrik, votimin në grupe dhe disa gabimeve procedurale gjatë numërimit të votave. Dita e zgjedhjeve ishte kryesisht e qetë. Vëzhguesit tanë kanë vërejtur një dalje prej afër 50%, ashtu siç u raportua nga KSHZ-ja.

    Procedurat e votimit në përgjithësi u respektuan, përfshirë edhe masat anti-kovid. Por, ODIHR ka vërejtur probleme me fshehtësinë e votës dhe me votimin në grup ose votimin familjar”, deklaroi Tana De Zulueta, shefe e misionit të ODIHR-së.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-ja fiton numrin më të madh të këshilltarëve në 42 komuna

    Lajmi i rradhës

    Kandidatët për kryetarë komune në Tetovë dhe Dellçevë janë kapur duke u ofruar ryshfet votuesve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë