VMRO-ja fiton numrin më të madh të këshilltarëve në 42 komuna

    Pas zgjedhjeve të djeshme lokale, VMRO DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë, respektivisht në 42 komuna. LSDM-ja është e dyta me 20 fitore, e ndjekur nga BDI-ja me 13.

    Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh, të ndjekura nga PDSH-ja, PDTM-ja dhe PLD-ja. Megjithatë, kush do të qeverisë komunat do të varet nga koalicionet e ardhshme mes palëve.

    Ndryshe, për Këshillin e Qytetit të Shkupit, shumica e qytetarëve votuan për listën e këshilltarëve të VMRO DPMNE -së, pra 73,566, që është 34% e numrit të përgjithshëm të votave. Për sa i përket numrit të votave të fituara për këshilltarët në kryeqytet, LSDM është e dyta, për të cilët votën e dhanë pak më shumë se 49 mijë qytetarë ose 23% të votuesve.

    BDI-ja pason me 26,300 vota ose 12 përqind të votave. Pesëshen e parë nga votat e fituara për këshilltarë në Qytetin e Shkupit e rrumbullakon “E majta” me 19 mijë vota ose pothuajse nëntë përqind dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 11 mijë e pesëqind vota ose 5.5 përqind të votave. Partitë e tjera kanë vota minimale.

    Lajmi Paraprak

    Bekim Sali: Beteja vazhdon, ia vlen për të mirën e banorëve të Çairit

    Lajmi i rradhës

    OSBE-ODIHR: Votimi biometrik, sfidë e votimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë