Osmani: BE duhet të qëndrojë në mbrojtje të vlerave të mbështetura nga shumica e qytetarëve në RMV

    Peizazhi politik në Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë kurrë kaq i polarizuar sa para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare, duke krijuar dy kampe – një front pro-evropian dhe një front anti-evropian, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani sonte në Bruksel në fjalimin e tij në panel diskutimit në kuadër të Konferencën “Sfondi i dezinformimit”.

    “Për herë të parë qytetarët tanë vihen para një prove themelore nëse lista e BE-së do të mbetet lista fituese në Ballkanin Perëndimor në një zgjedhje”, theksoi Osmani.

    Sipas tij, në kushtet kur ofertat e partive politike ndryshojnë në nuanca dhe kur dallimi kryesor është BE-ja apo alternativat e tjera, Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë në mbrojtje të vlerave të mbështetura nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që janë vlerat e Bashkimit Evropian.

    “Besoj se një situatë e tillë paradoksale kur 80 për qind e qytetarëve e mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ne ende po pyesim nëse lista e BE-së do t’i fitojë zgjedhjet, është pasojë e fushatës dezinformuese që vjen kryesisht nga Rusia”, theksoi Osmani. , duke shtuar se ky është rezultat i një fushate afatgjatë që synon të shpërqendrojë vendet e Ballkanit Perëndimor nga synimet e tyre strategjike.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Është jo korrekte të jesh pjesë e Qeverisë dhe të mos votohet për zgjedhjen e saj

    Lajmi i rradhës

    Rusët mund të votojnë në Shkup e Tiranë, në Kosovë ka gjasa për votim online

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë