Osmani bën thirrje që shtetasit e RMV-së të largohen nga Ukraina

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë takimit të sotëm me gazetarët bëri apel që shtetasit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Ukrainë, të kthehen në vend.

    “Sa i takon shtetasve, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të kthehen me fluturime komerciale në Maqedoni”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

    Ai njëherit theksoi se në Ukrainë ka rreth 100 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Ndryshe, edhe shtetet tjera përfshirë edhe ShBA-të, Australinë, Kanadanë, kanë bërë thirrje që shtetasit e tyre sa më parë të largohen nga Ukraina.

    Lajmi Paraprak

    Shkup, marsh protestues nga prindërit vetushqyes

    Lajmi i rradhës

    Fluturimet për në Ukrainë ndërpriten apo ridrejtohen në mesin e krizës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë