Osmani: Besoj se mesazhi i Shteteve të Bashkuara është e mirëkuptuar BE

    “Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qartë nga Shtetet e Bashkuara dhe jemi të bindur se ky mesazh është pranuar dhe kuptuar mirë nga të gjithë”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    “Tani është koha që BE-ja të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Do të jetë një konfirmim i madh për ne që të mbetemi të përkushtuar për reformat demokratike dhe për të përshpejtuar integrimin tonë evropian”, tha Osmani.

    Nga ana tjetër, zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar, pas takimit me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, ka thënë se SHBA-të janë duke punuar me BE-në që RMV të integrohet sa më shpejtë.

    “Administrata jonë jep mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, dhe jemi duke punuar me Bashkimin Evropian që kjo të bëhet sa më shpejtë”, u shpreh Escobar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndikimi ka rënia e lirës turke?

    Lajmi i rradhës

    Nëse SHBA-ja bojkoton Lojërat Olimpike, Kina paralajmëron se do të ndërmarrë “masa”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë