Osmani: Bullgaria nuk mund të vendosë kushte të reja, Korniza e negociatave është e mbyllur

    Për të arritur ndryshime kushtetuese me VMRO-DPMNE-në po punohet në dy rrugë. Për sa i përket integrimit evropian, Bullgaria nuk mund të vendosë kushte të reja sepse Korniza e negociative është e mbyllur. Të tilla mesazhe ka dërguar sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në  – Forumi e Prespës për Dialog, i cili mbahet në Strugë.

    Sa i përket negociatave me opozitën, Osmani tha se në VMRO-DPMNE janë duke u zhvilluar negociata në tërësi, ndërsa rruga tjetër që po punohet janë bisedimet me deputetët individualisht. Afati për marrëveshje, thotë ai, është deri në momentin e votimit të parë në Kuvend.

    “Punojmë në dy rrugë paralele – me opozitën në tërësi dhe sigurisht me deputetët në Kuvend teksa hapet debati publik atje. Deri në ditën kur do të bëhet votimi i parë në seancë plenare janë të hapura opsionet për të patur një marrëveshje me opozitën për ndryshimet kushtetuese, përfshirë edhe planin trepikësh që paraqita. Shpresoj që në periudhën e ardhshme drafti, gjegjësisht propozimi i Komisionit të përcillet nga Qeveria në Kuvend dhe këtu do të fillojë të numërohen afatet. E dini që Komisioni duhet ta shqyrtojë fillimisht, pastaj propozimi duhet të kalojë te deputetët për 10 ditë dhe kështu të kalojë disa afate kushtetuese për të shkuar në votim të parë. Deri në votimin e parë kemi mundësi të arrijmë marrëveshje me opozitën”, tha Osmani.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetari bullgar nëse rezoluta që do të votohet sot në Bundestagun gjerman mund të interpretohet si heqje dorë e Bullgarisë nga kërkesat e reja, shefi i diplomacisë tregoi se nuk mund të vendosë kushte të reja sepse Korniza negociatore është mbyllur. Ajo, tha Osmani, nuk mund të hapet as me kërkesë të opozitës sonë dhe as të opozitës bullgare.

    “Bullgaria nuk mund të vendosë kushte të reja sepse Korniza e negociative është e mbyllur. Gjithçka që është atje është atje. Prandaj duhet ta mbyllim këtë temë sepse nesër ndonjë qeveri bullgare mund të thotë se kemi kusht të ri. Nuk kemi kusht të ri, Korniza negociatore është e mbyllur. Janë tre udhërrëfyes në Kornizën negociuese, në një ka një plan akcional për pakicat, është i vetmi kusht i përfshirë në standardet për hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Ai plan veprimi nuk i referohet vetëm komunitetit bullgar, por të gjitha komuniteteve në vend. Sigurisht që këtu do të duhet të plotësohen të gjitha ato kushte për të drejtat e barabarta për të gjithë ata qytetarë pa dallim etnie”, tha Osmani.

    Ai shtoi se ka marrëveshje edhe me Greqinë dhe Bullgarinë, por ato janë të përfshira në pjesën e përgjithshme për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe nuk janë në udhërrëfyes.

    “Megjithatë, ne nuk shpresojmë se me Bullgarinë do të shkojmë me kalkulator. Shpresojmë të ndërtojmë marrëdhënie ku vullneti i mirë do të udhëheqë procesin, do të krijojmë mirëkuptim për njëri-tjetrin, respekt dhe se nuk do të jemi të dyja palët me kalkulator në dorë dhe të vlerësojmë se kush çfarë ka bërë”, shtoi Osmani.

    Ai pret që rezoluta e Bundestagut, e cila do të njoftojë se populli dhe gjuha maqedonase janë të mirëseardhura në BE, të përkrahet nga të gjitha partitë në parlamentin gjerman. Megjithatë, këto rezoluta, sipas tij, janë mbështetje simbolike sepse edhe pa to identiteti i vendit në BE është i garantuar.

    “Këto rezoluta të mbështetjes janë vetëm një konfirmim simbolik i asaj që është formalisht në Kornizën negociatore. Edhe pa ato rezoluta, identiteti në BE është i garantuar dhe me anëtarësimin tonë ai vetëm promovohet gjithnjë e më shumë. Por duke qenë se në opinion ka dyshime se çfarë është bardhë e zi në kuadër, disa vende kanë iniciuar nisma të tilla për t’u thënë qytetarëve: kjo që po themi është e vërtetë, në Kuadrin negociator atributet e identitetit janë të garantuara – gjuha bëhet gjuhë zyrtare e BE-së. Kjo tashmë është dëshmuar me nënshkrimin e FRONTEX”, tha Osmani.

    Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-n

    Lajmi Paraprak

    SIMBOLI “Z” | Tabelat e komunikacionit në autostradën Miladinovc – Shtip të shkarravitura me simbole propagandistike ruse, përgjegjësi nuk ka

    Lajmi i rradhës

    Kurti: E çuditshme heshtja e ndërkombëtarëve për veprimin e djeshëm të Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë