Kurti: E çuditshme heshtja e ndërkombëtarëve për veprimin e djeshëm të Serbisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se veprimi i djeshëm i Serbisë ishte veprim agresor, të cilët rrëmbyen tre zyrtarë të policisë në brendi të territorit të Kosovës.

    “Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin, dhe intencë për eskalim dhe destabilizim ku ne tashmë kemi propozuar planin pesë pikësh për de-eskalim dhe normalizim”, tha Kurti.

    Kryeministri ka shtuar se cenimi i djeshëm i kufirit nga Serbia i detyron që të rrisin kontrollet kufitare.

    “Varësisht nga analizat dhe vlerësimet e institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesa të qarkullimit në raste kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik. Veprimet e radhës do të ndërmerren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse”, tha Kurti.

    Kurti shtoi se synimi i tyre është siguria, e siguria fillon tek kufijtë.

    “Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë të rrëmbyer dhe ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”, tha kryeministri.

    Kreu i Qeverisë tha se është e çuditshme se si faktori ndërkombëtar po hesht ndaj veprimeve të Serbisë.

    “Serbia nuk ka ndryshuar me qëllime, motive e apetite nuk është se po na befason me sjelljen e saj. Ajo çfarë është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtar ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht kërkon pretekste për eskalim dhe destablizim. Rrëmbimi i tre policëve është dëshmia më e qartë për këtë”, tha Kurti.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Bullgaria nuk mund të vendosë kushte të reja, Korniza e negociatave është e mbyllur

    Lajmi i rradhës

    “Tundje” e Listës Serbe në veri të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë