Osmani: është jorelevante dalja e ASH-së nga Qeveria

    “Dalja e ASh-së nga Qeveria është jorelevante, pasi në janar hymë në Qeveri teknike”. Kështu e komenton për TV21 Bujar Osmani paralajmërimin e Arben Taravarit, ku sipas këtij të fundit deri në dhjetor do të sjellin vendim nëse do të qëndrojnë apo dalin nga Qeveria, përcjell Nistori.

    Osmani shton se nga janari do të kemi Qeveri teknike dhe pjesë e Qeverisë do të jenë të gjitha partitë politike.

    “Qeveria do të ketë 120 deputetë”, tha më tej Osmani.

    A do të vjen ministri rus në Shkup? Osmani flet për “rrugë të padefinuar” në kryesimin e OSBE-së

    Osmani nuk ka dhënë një përgjigje të definitive se nëse ministri i jashtëm rus do të vjen në Shkup, në kuadër të Këshillit Ministror të OSBE-së.

    Osmani foli për vendimet e rëndësishme që mund të merren në Shkup, duke treguar edhe për propozimin e Estonisë për të kryesuar me këtë organizatë të rëndësishme botërore.

    Nëse refuzohet propozimi, Osmani shtron mundësinë që Maqedonia të vazhdojë edhe për një vit. Por nëse nuk ndodh as kjo, kryesuesi i OSBE-së shtron mundësinë e një “rruge të padefinuar” në kryesimin e OSBE-së.

    “Do të jetë nga partia” – Osmani bëri të ditur se ka emra për kryeministrin shqiptar

    Tashmë ka disa emra se kush do të jetë kryeministri shqiptar i propozuar nga BDI.

    Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në “10 Minuta” duke bërë të ditur se ai do të jetë nga partia dhe se prurjet për emrat i ka lideri, Ali Ahmeti.

    “Do të jetë nga partia”.

    Megjithatë, nuk besoj se ai do të jetë i propozuari.

    “Nuk mendoj edhe pse nuk ka një vendim të partisë. Jemi duke i diskutuar emrat”, tha Osmani.

    “Është jorelevante dalja e ASh-së nga Qeveria” – thotë Osmani dhe komenton deklaratën “BDI, kancer i shoqërisë”

    “Dalja e ASH-së nga Qeveria është jorelevante, pasi në janar hymë në Qeveri teknike”.

    Osmani shton se nga janari do të kemi Qeveri teknike dhe pjesë e Qeverisë do të jenë të gjitha partitë politike.

    “Qeveria do të ketë 120 deputet”, tha më tej Osmani.

    Osmani “kontra” Pendarovskit për ndryshimet kushtetuese

    Edhe përkundër deklarimeve të Arben Taravarit dhe Stevo Pendarovskit, se shpresat që do të miratohen ndryshimet kushtetuese janë gjithnjë dhe më të vogla, Bujar Osmani shprehet optimist.

    Osmani thotë se një muaj e gjysmë, sa kanë mbetur deri në fund të vitit, nuk janë pak për të besuar në çudira politike.

    “Hapësira po ngushtohet çdo ditë e më shumë, kjo është e qartë, por unë mendoj se një muaj e gjysmë nuk janë edhe pak për të bërë çudira politike dhe mendoj se nuk është e drejtë të japim qëndrime defetiste prej tash se u humbën shpresat. Presidenti e tha, presidenti ka një rol tjetër dhe mund të ketë një parashikim tjetër. Unë mendoj se ne duhet të mbetemi optimist dhe të vazhdojmë të punojmë”, tha Osmani por nuk zbuloi nëse ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arsovski: të gjithë sytë janë te zgjedhjet, ndryshimet kushtetuese diskutohen gjithnjë e më pak

    Lajmi i rradhës

    Pothuajse gjysma e amerikanëve mendojnë se ShBA-ja “po shpenzon shumë” për ndihmën për Ukrainën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë