Osmani fton për kujdes: Rezoluta e VMRO-DPMNE-së hapi probleme të reja

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka vlerësuar se Rezoluta për Bullgarinë, e dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit të kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, por është duke hapur probleme të tjera të cilat rrezikojnë shtyrjen e heqjes së bllokadës.

    Problemi, siç sqaroi ai, ka të bëjë me çështjen e emrit kushtetues, i cili nuk është zbatuar në propozim-Rezolutën, gjë e cila pengon në arritjen e konsensusit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Për këtë, ai ftoi që të tregohet kujdes.

    “Si ministër i Punëve të Jashtme kërkoj të jemi të kujdesshëm. Pozitat që janë në Rezolutë, janë pozitat të cilat Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria i ka si qëndrime në Strategjinë e saj, por është shumë me rëndësi që në Kuvend të ketë konsensus etnik, politik dhe mos të hapen tema shtesë të cilat mund ta dëmtojnë procesin. Çështja për emrin kushtetues, që u bë pjesë e kësaj Rezolute, është hapje e temave të reja dhe jo ndihmë në mbylljen e këtyre problemeve. Për këtë, edhe një herë do ta shpreh qëndrimin: Po, për rezolutën ku do të pasqyrohen pozitat që i ka shtetit, por bazuar në konsensus dhe për të ndihmuar këtë proces dhe jo për hapjen e problemeve të reja dhe shtyrje të procesit”, tha Osmani, transmeton TV21. Rezoluta për rrugën euro-integruese të vendit dhe linjat e kuqe, është dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja ndërsa me të, siç thonë nga partia opozitare, duhet të caktohet korniza e detyrueshme për qeverinë, me kufij të qartë deri ku mund të negociohet me Bullgarinë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Një demaskim i vonuar: Katovica, Fazlliçi e të tjera

    Lajmi i rradhës

    Gjykata e Apelit e konfirmoi aktgjykimin për “Reket”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë