Osmani: Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në përafrimin e marrëdhënieve fqinjësore

    Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje në ngjarjet e disa ditëve më parë në veri të Kosovës, ku thotë se janë duke i ndjekur me interes të shtuar dhe kërkojnë qetësimin e situatës.

    “Jemi duke ndjekur situatën në veriun e Kosovës me një interes të shtuar, duke mirëpritur qetësimin e situatës. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në përafrimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe qëllimet e përbashkëta evropiane.

    Vendet duhet të pajtohen rreth bashkëpunimit në të ardhmen për të tejkaluar kontekstet e brishta gjeopolitike”, shkruan Osmani në profilin e tij në “Twitter”.

    Ditën e diel dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në Kosovë ishin të mbyllura për qarkullim pas barrikadave që kishin vendosur serbët lokal në shenjë kundërshtimi për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

    Lajmi Paraprak

    Rruga e Matkës nuk u rregullua as edhe këtë verë!

    Lajmi i rradhës

    Bikov: RMV-ja po kalon nga zona e ish-Jugosllavisë në zonën europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë